Lajmërim për qëllimin dhe mënyrën e realizimit të shërbimit

Lajmërim për qëllimin dhe mënyrën e realizimit të shërbimit „Konsultime online me mjekun “

Të dashur pacientë,

Shërbimi “Konsultime online me mjekun” është krijuar me qëllim që t’i plotësojë nevojat Tuaja, posaçërisht gjatë kushteve të tilla kur nuk keni mundësi të dilni nga shtëpitë tuaja dhe të vini në spitalin tonë.

„Konsultimet online me mjekun“ nuk duhet krahasuar me kontrollin fizik. Mjeku do t’i dëgjojë vështirësitë dhe problemet Tuaja, në bazë të të dhënave që do t’i ndani me të, do t’ju japë informata për gjendjen Tuaj, do t’jua sqarojë zgjidhjet e mundshme dhe do të merrni udhëzime për kujdes të mëtutjeshëm mjekësore. Nëse ka nevojë mund të kërkojë, të bëhen hulumtime dhe kontrolle fizike do t’ju propozojë të caktoni termin për kontroll fizik. Qëllimi ynë me këtë shërbim, është të mundohemi të pengojmë sëmundje më serioze e cila mund të paraqitet gjatë zvarritjes së procesit të përcaktimit të diagnozës dhe zvarritjes së shërimit, si dhe të jepen propozime, varësisht nga lëngimet e pacientëve me sëmundje kronike, të cilët ndiqen nga ana e mjekëve tanë. Ky shërbim asnjëherë nuk duhet të krahasohet me procesin e kontrollit fizik dhe pritjet Tuaja nuk duhet të jenë në atë drejtim. Përskaj kësaj, të dhënat Tuaja personale, lëngimet dhe dokumentacioni mjekësor që e ndani me ne, duke i konsideruar si të dhëna tuaja personale, do t’i përpunojmë në pajtim me rregullat për mbrojtje të të dhënave personale.

Video-biseda që do të realizohet do të jetë në kuadër të privatësisë së pacientit dhe mjekut dhe në asnjë rast nuk do të incizohet. Po ashtu nëse pacienti e incizon video-bisedën, e njëjta do të llogaritet si cenim i privatësisë së mjekut dhe pacientit. Biseda dhe konkluzionet nga ajo do të evidentohen në sistemin informativ spitalor dhe do të jenë pjesë e dokumentacionit të pacientit.

Procesi i zhvillimit është në mënyrën vijuese: pacienti zgjedh termin për „Konsultime online me mjekun“ në kalendarin e vendosur në ueb faqen e SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ Shkup. Me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe pagesës, vijon procesi i vërtetimit të domosdoshëm të terminit të zgjedhur. E njëjta kryhet nëpërmjet vërtetimit të Lajmërimit të marrë më parë në postën Tuaj elektronike ose në telefon, nëpërmjet Qendrës për kontakte, varësisht nga të dhënat që i keni regjistruar në ueb faqe. Afati për vërtetim është 24 orë para terminit të caktuar.

Për informata të hollësishme lexoni te Kushtet, rregullat dhe udhëzimin për shfrytëzimin e shërbimit „Konsultime online me mjekun e syve“

Kushtet, rregullat dhe udhëzimet për shfrytëzimin e shërbimit “Online konsultime me mjekun“

Kujdes! Ju lutemi me kujdes lexoni këtë dokument para se ta shfrytëzoni ueb faqen tonë. Nëse i shfrytëzoni shërbimet tona kjo do të thotë se i pranoni dhe pajtoheni me këto kushte. Nëse nuk i pranoni Ju lutemi mos ta shfrytëzonin këtë ueb faqe.

SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup, e ofron mundësinë për shërbimin “Onilne konsultime me mjekun“. Ky shërbim është krijuar me qëllim që t’i plotësojë nevojat Tuaja themelore mjekësore, gjatë kushteve kur në shtetin tonë sikurse në gjithë botën, nuk keni mundësi të dilni nga shtëpitë tuaja dhe të vini në spitalin tonë. Nëse ky shërbim vazhdon edhe më tutje të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë, do të bëhet analizë plotësuese vallë do të vazhdohet realizimi me kushte saktë të theksuara nga ana e SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup, dhe e njëjta do të shpallet publikisht.

Dokumenti vijues përmban kushte të përgjithshme sipas të cilave SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup ua ofron këtë shërbim shfrytëzuesve të vet nëpërmjet ueb faqes. Këto kushte, rregulla dhe udhëzime për shfrytëzim i obligojnë të gjithë shfrytëzuesit.

Dispozitat e përgjithshme

  • Udhëzimi si të bëni online regjistrim dhe pagesë, shpejt dhe sigurt

Pagesa mund të bëhet 24/7 – 24 orë çdo ditë të javës nga komoditeti i shtëpisë, nëpërmjet kompjuterit personal, laptopit, tabletit ose celularit, pa provizion dhe harxhime tjera bankare.

Hapi 1: Regjistrimi i të dhënave personale

Kusht themelor për shfrytëzimin e shërbimit është regjistrimi i të gjitha të dhënave të nevojshme në procesin e regjistrimit, personalisht nga ana e shfrytëzuesit, me çka shfrytëzuesi pajtohet me grumbullimin e të dhënave dhe shfrytëzimin e tyre, të sqaruara në politikën e privatësisë.

SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup i grumbullon, ruan dhe përpunon të dhënat personale dhe të tjera, nëpërmjet shfrytëzimit të ueb faqes me regjistrimin për „Online konsultime me mjekun“, nëpërmjet të cilave bëhet identifikim personal i shfrytëzimit. Kategoritë tjera të të dhënave personale që shfrytëzuesi do të duhet t’i regjistrojë gjatë procesit të regjistrimit për shfrytëzim të shërbimit „Online konsultime me mjekun“ janë:

  • emri dhe mbiemri;
  • data e lindjes;
  • vendbanimi;
  • numri i telefonit;
  • posta elektronike;

gjatë shfrytëzimit të shërbimit shfrytëzuesi duhet të tregojë letër njoftim ose pasaportë për identifikim, se me të vërtetë është ai që është regjistruar.

Në lidhje me afatin e ruajtjes, të dhënat personale do të ruhen në afat prej 30 ditësh dhe në formë që mundëson identifikim të subjektit të të dhënave personale, jo më gjatë se sa është e nevojshme të plotësohen qëllimet për shkak të të cilave janë grumbulluar të dhënat për përpunim të mëtutjeshëm, pas së cilës të njëjtat fshihen dhe asgjësohen. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup vepron sipas politikës për ruajtje të të dhënave personale. (Rregullat për mënyrën e bërjes së kopjes së sigurt, arkivimit dhe ruajtjes, si dhe kthim të të dhënave personale të ruajtura)

 

Hapi 2: Lajmërim për qëllimin dhe mënyrën e realizimit të „Online konsultimeve me mjekun“

Me pranimin e kushteve për shfrytëzim të shërbimit, lajmërimi në ueb faqe është vendosur në mënyrë transparente dhe publike. Lajmërimi për qëllimin dhe mënyrën e realizimit të „online konsultimeve me mjekun“, përmban „deklaratën e pëlqimit për përpunim të të dhënave personale“  të shfrytëzuesit (pacientit), ku pacienti duhet të pajtohet me të njëjtën, që të mund ta shfrytëzojë shërbimin. Nëse nuk pajtohet me të njëjtat, nuk mund të kalojë në hapin tjetër – drejt pagesës.

Hapi 3: Drejt pagesës

Kushti i tretë është shfrytëzuesi të bëjë pagesën në tërësi më kartelë pagesore. Shfrytëzuesi është i obliguar të dërgojë të dhëna të vërteta të plota. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup nuk mban përgjegjësi për dhënien e të dhënave jo të plota, të gabuara dhe të pasakta nga ana e shfrytëzuesit, gjatë procesit të pagesës së shërbimeve.

Pas pranimit të kushteve, me klikim të sustës Drejt Pagesës sistemi udhëheq nëpër procesin e pagesës nëpërmjet sistemit të sigurisë të Sistemit Ndërkombëtar të Kartelave – Casys International Pay (hollësisht i sqaruar në hapin 4).

Hapi 4: Pagesa me kartela kreditore/debitore

Pagesa mund të bëhet me kartelë debitore ose kreditore (Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro) të dhënë nga cilado bankë nëpërmjet sistemit të sigurisë për autorizim Casys. Pagesa është 100% e sigurt!

Shfrytëzuesi ka obligim t’i japë të dhënat e sakta nga kartela pagesore.

– CVV2/CVC2 kodi dhe numri i telefonit të qendrës kujdestare të bankës gjenden në anën e pasme të kartelës pagesore.

– Pin kodi i kartelës në asnjë moment nuk do të kërkohet!

Me shtypjen e sustës, menjëherë sistemi i Casys lidhet me bankën dhe e autorizon transaksionin.

Nëse cilado e dhënë është gabim transaksioni do të jetë i pasuksesshëm.

Nëse të gjitha të dhënat janë të sakta dhe banka e miraton transaksionin, nevojitet edhe njëherë të shtypet dhe vërtetohet, me çka pagesa është realizuar me sukses.

Hapi 4: Caktimi i terminit për „Online konsultime me mjekun“

SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup sipas planit dhe programit të punës ka vendosur terminë të sakta për „Online konsultime me mjekun“ në ueb faqen ku shfrytëzuesi mund të zgjedhë një nga ata. Me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe pagesës, vijon procesi i vërtetimit të domosdoshëm të terminit të zgjedhur. Vërtetimi bëhet nëpërmjet vërtetimit të lajmërimit të marrë paraprakisht në postën Tuaj elektronike ose në telefon nëpërmjet Qendrës së kontaktit, varësisht nga të dhënat që i keni dhënë gjatë regjistrimit në ueb faqe. Afati për vërtetim është 24 orë para terminit të caktuar.

Hapi 5: Refuzim të „Online konsultimeve me mjekun“

Shërbimi realizohet nëpërmjet 3 online platformave/aplikacioneve të disponueshme dhe të sigurta. Shfrytëzuesi zgjedh një nga ato, për shkak të lehtësimit të komunikim qëllimor.

Platforma e parë online është „Zoom”- www.zoom.us, në të cilën SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup ka profilin e saj të shfrytëzuesit, fjalëkalimin dhe vetëm disa persona të caktuar të cilët tanimë kanë autorizim për përpunim të të dhënave personale kanë qasje. Kontrolluesi u ka dhënë pëlqim politikave të privatësisë të aplikacionit, që të mund ta shfrytëzojë dhe ta marrë. Shfrytëzuesit i dërgohet linku me fjalëkalim për video-bisedën, të cilat i ka vetëm ai  dhe kontrolluesi. Shfrytëzuesi nevojitet vetëm ta marrë aplikacionin nga ueb faqja dhe nuk ka nevojë të ketë profil shfrytëzuesi, që të realizohet shërbimi, mjaftojnë vetëm linku për qasje dhe fjalëkalimi të cilin do t’ia dërgojmë. Nëse logohet, shfrytëzuesi pajtohet me politikën e privatësisë së „Zoom”, ku SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup nuk ka qasje në të dhënat personale që i ka dhënë gjatë regjistrimit.

Platforma e dytë të cilën SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup e shfrytëzon është aplikacioni “Viber” – www.viber.com. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup ka telefonin e vet dedikuar vetëm për shfrytëzimin e shërbimit „Online konsultime“ dhe nuk përdoret për asnjë nevojë tjetër. Shfrytëzuesi e përdor numrin personal dhe aplikacionin që e ka instaluar në celular, tablet ose kompjuter. Gjatë shfrytëzimit të këtij aplikacioni, shfrytëzuesi dhe kontrolluesi janë pajtuar me politikat e privatësisë së vet aplikacionit, i cili është krejtësisht i sigurt.

Platforma e tretë për shfrytëzim të shërbimit dhe aplikacionit “Skype” – www.skype.com. Kontrolluesi tani më ka profilin e vet shfrytëzues dhe fjalëkalimin dhe vetëm disa persona të caktuar të cilët tanimë kanë autorizim për përpunim të të dhënave personale kanë qasje. Shfrytëzuesi po ashtu duhet ta marrë këtë aplikacion nga ueb faqja, të ketë profil dhe fjalëkalim të vetin. Gjatë shfrytëzimit të këtij aplikacioni, shfrytëzuesi dhe kontrolluesi janë pajtuar me politikën e privatësisë së vet aplikacionit, i cili është krejtësisht i sigurt.

Ndalohet video-incizimi i këtij shërbimi. Pas përfundimit të „Online konsultimeve me mjekun“, shfrytëzuesit/pacientit i hapet numri identifikues (ID numri) në sistemin spitalor si pacient i SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup, dhe shkruhet raport mjekësor në lidhje me gjendjen që e ka ndarë me mjekun. Raporti dërgohet në formë të kriptuar deri te pacienti në postën elektronike të cilën e ka dhënë gjatë regjistrimit.

  • Kthimi i mjeteve

Tërësisht do t’i kthehen mjetet shfrytëzuesit nëse në kohë në afat prej 24 orë para terminit të caktuar për „Online konsultime me mjekun“ e informon SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup se nuk mund të kyçet.

Nëse nuk realizohet shërbimi me faj të SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup ose ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, shfrytëzuesi mund:

  • Ta caktojë përsëri terminin për „Online konsultime me mjekun“ për në ditë tjetër ose,
  • Të vijë në kontroll fizik në SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup, gjatë së cilës do t’i pranohet pagesa e kryer elektronike dhe financiarisht do t’i hiqet nga çmimi i kontrollit,
  • Kthim i plotë i mjeteve të paguara.

Për faj të SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup llogariten rastet: ndryshim i planit dhe programit të punës të mjekut, në bazë të rasteve urgjente ose problemeve teknike për realizim.

Kjo e drejtë mund të realizohet me dërgimin e kërkesës për pagesë, në të cilën do të theksohet data e pagesës së kryer dhe shuma e paguar.

Kërkesa, bashkë me llogarinë e transaksionit të shfrytëzuesit duhet të dërgohen në e-mail adresën vijuese: contact@sistinaoftalmologija.mk. Kthimi i mjeteve do të bëhet në periudhën prej 10 ditëve të punës, pas dërgesës së kërkesës së plotë.

Nëse paguesi nuk merr pjesë në konsultimet online dhe nuk e informon SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup 24 orë para mbajtjes, nuk ka të drejtë të kthimit të mjeteve të paguara.

Deklaratë pëlqimi për përpunimin e të dhënave personale për shfrytëzim të shërbimit „Online konsultime me mjekun“

Me përgjegjësi morale, material dhe penale:

  1. Deklaroj se plotësisht e kuptova qëllimin e shërbimit – në kushte të pandemisë, nëse nuk mundem personalisht të vij në kontroll, për gjendjen time të konsultohem në mënyrë virtuale me mjekun, dhe kuptoj që „Konsultimet e këtilla online me mjekun“ nuk duhet të krahasohen me kontrollin fizik.
  2. Deklaroj se i lexova Kushtet, rregullat dhe udhëzimet për shfrytëzimin e shërbimit „Konsultime online me mjekun“ dhe deklaroj se të njëjtat do t’i respektoj në tërësi dhe nuk do t’i keqpërdor në asnjë rast;
  3. Deklaroj se jam njoftuar me Politikën e privatësisë të shpallur në ueb faqen e SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup
  4. Deklaroj se jam i/e njoftuar se video-biseda është e ndaluar të incizohet dhe këtë do ta respektoj në tërësi;
  5. Deklaratën e jap vullnetarisht dhe njëkohësisht e konfirmoj identitetin tim, saktësinë dhe besimin e të dhënave personale, të cilat i jap vullnetarisht gjatë regjistrimit në internet faqen e SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup për realizimin e shërbimit;
  6. Pajtohem të identifikohem me prezantimin e dokumentit për identifikim personal në fillim të „Online konsultimeve me mjekun“ – video-bisedës dhe pajtohem që SHPSH „Sistina Oftalmologjia“- Shkup t’i grumbullojë dhe përpunojë të dhënat e mia personale, në përputhje me rregullat ligjore aktuale për mbrojtje të të dhënave personale, me qëllim të realizimit të „Online konsultimeve me mjekun“ dhe dhënien e raportit mjekësor. Gjithashtu, jam i/e njoftuar se të dhënat nuk do t’u shpalosen palëve të treta dhe të njëjtat pas realizimit të qëllimit, për të cilin janë grumbulluar, do të fshihen në mënyrë adekuate. Të dhënat shfrytëzohen vetëm për qëllimin e cekur më lartë dhe spitali në mënyrë të sigurt i grumbullon dhe përdor të njëjtat.
  7. Pajtohem pas „Оnline konsultimeve me mjekun“ të më jepet raporti mjekësor në formë të kriptuar dhe të mbrojtur dhe të dërgohet ne postën time elektronike.

Nëse veproj në kundërshtim me pikat e cekura më lartë, pajtohem që SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ Shkup të ngrejë procedurë para organeve kompetente. Për informata dhe pyetje plotësuese, mund ta kontaktoj Oficerin për mbrojtje, në adresën elektronike stefani.nedelkova@sistinaoftalmologija.mk.