
Nga datat 26-28 maj në Tiranë u mbajt Kongresi i VIII Kombëtar i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare, ku u prezantua një program i pasur dhe inovativ i fokusuar në zhvillimin e oftalmologjisë në rajon.
Në këtë Kongres mori pjesë Dr. Ilir Osmani, mjeku ynë specialist oftalmolog dhe kirurg i cili mbajti një ligjëratë me temën: “Krahasimi i efekteve të thjerrëzave të ndryshme multifokale në mprehtësinë vizuale dhe kënaqësinë e pacientit pas operacionit të kataraktit” në sesionin mbi Kirurgjinë e Kataraktit dhe Refraktivit tek rastet në Sistina Oftalmologija.
