
Ekipi i Sistina Oftalmologjisë mori pjesë në mënyrë aktive këtë vit në Kongresin XXI të Oftalmologëve të Serbisë, i mbajtur nga data 26 deri më 29 maj në Beograd. Ky kongres është një nga më masivët në rajon me pjesëmarrjen e 500 oftalmologëve nga e gjithë bota, si dhe 20 lektorë nga 16 vende, që përfshijnë çështjet në fushat e kirurgjisë së kataraktit, kirurgjisë refraktare, terapisë anti-VEGF, etj., në të cilat Sistina Oftalmologji tregon përparim dhe rezultate jashtëzakonisht pozitive.
Dr. Biljana Kostovska paraqiti rezultatet e saja nga implantimi i thjerrëzave fakike me të cilat bëhet korrigjimi i dioptrisë së lartë tek pacientët që nuk janë kandidatë për një metodë tjetër të korrigjimit të dioptrisë. Sistina Oftalmologji është klinika e parë në vend që implanton thjerrëza të tilla që me të cilat mundësohet shikim i qartë tek pacientët me dioptri mbi -10, -20 dioptri.
Nëpërmjet prezantimeve të mjekëve, Sistina Oftalmologji edhe një herë konfirmoi vendin e merituar në shoqërinë e lartë elitare të klinikave më të larta oftalmologjike në rajon, e cila edhe më tej do të vazhdojë ta mirëmbajë dhe përmirësojë atë, nëpërmjet edukimit dhe specializimit të vazhdueshëm të ekipit dhe stafit të ri dhe menaxhimit të teknologjive të reja në praktikën oftalmologjike.