Ne kujdesemi për ju ashtu siç kujdesemi për të dashurit tanë.
Për atë qëllim, ne kemi krijuar Patient Experience Office(Qendra e Përvojës së Pacientit) e cila funksionon që disa vjet dhe është e para e këtij lloji në rajon. Përmes kësaj qendre, spitali monitoron dhe zbaton në mënyrë aktive njohuritë dhe praktikat më të fundit shkencore në menaxhimin e shëndetit. Ekipi i profesionistëve në fushën e menaxhimit të shëndetit, komunikimit, marketingut digjital dhe mjekësisë, çdo ditë krijon, propozon dhe zbaton strategji dhe programe, të koordinuara me pjesën klinike të spitalit, duke krijuar kështu një atmosferë dhe përvoja pozitive për ju, pacientët tanë. Ne besojmë se:
“Njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë dhe bërë, por ata kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndihen.” – Maya Angelou