• Pasi që është intervenim i komplikuar, cila mënyrë e vërteton zgjidhjen e vërtetë?

Më të rëndësishme janë kontrollet e rregullta, posaçërisht te pacientët e grupit të rrezikut. Te gjithë të tjerët nevojitet reagim i shpejtë, menjëherë pasi të paraqiten simptomat. Simptomat e parë te ablacioni i retinës më shpesh janë shkëlqimet, ndriçimet si rrufe dhe pikat e zeza në fushën pamore. Gjatë pëlcitjes së retinës mund të paraqitet dhe një sasi e vogël gjaku në hapësirën vitreoretinale. Gjendja përkeqësohet me paraqitjen e „perdes“ në fushën pamore. Kur shkëputja do të arrijë në qendrën e shikimit ose makulës, shikimi dobësohet dhe pacientët nuk munden të lexojnë e as të njohin personat tjerë. Kjo mund të ndodhë për një deri dy ditë. Gjatë takimit të parë me mjekun, ai do të vendosë çfarë kontrolli do t’i bëhet pacientit në pajtim me gjendjen e tij. Më shpesh në këto raste, në spitalin tonë bëhet kontroll i hollësishëm retinologjik i cili nënkupton zgjerim të bebëzës që të shihet gjendja e syrit. Përcaktohet mprehtësia e shikimit dhe matet shtypja e syve, kontrollohet pjesa fundore e syrit, bëhet eko/biometri, ekografi si dhe tomografi koherente optike e segmentit të pasmë, por vetëm në raste kur gjendja e syrit e lejon (varësisht nga gjakderdhja).

  • Cilat gjendje të syrit trajtohen me këtë intervenim?

Indikacionet për vitrektomi janë gjitha ndryshimet që ndodhin në pjesën e brendshme të syrit ose në retinë si pasojë e sëmundjeve të ndryshme ose lëndimeve të syve. Këtu bëjnë pjesë retinopatia e avancuar profilaktive diabetike, gjakderdhja në sy, shkëputja e retinës, uveitisi, endoftalmitisi, prania e indeve jonormale. Po ashtu, me vitrektomi trajtohen lëndimet e syve dhe hiqen masat e thjerrëzës pas komplikimit gjatë operacionit të kataraktit.

  • Sa zgjat periudha e pas operacionit dhe kur pacienti mund t’u kthehet obligimeve të përditshme?

Operacioni mund të kryhet me anestezion lokal e ndonjëherë edhe anestezion total. Pas operacionit syri nuk është i kuq dhe i sëmurë. Shërohet shpejtë. Nevojitet të futen pika si terapi dhe krem gjatë dy deri tri javëve. Syri duhet të jetë i mbyllur një ditë. Kontrollet caktohen, një ditë pas operimit, pastaj pas shtatë ditëve dhe tre javëve pas operacionit. Te lëndimet e thjeshta, pacienti mund t’u kthehet aktiviteteve të përditshme, dhjetëra ditë pas operacionit. Gjatë atyre dhjetëra ditëve duhet të pushojë, gjegjësisht të shtrihet në pozitën që do t’ia rekomandojë mjeku. Puna në kompjuter, shikimi në televizor dhe leximi lejohen me përdorimin e syrit tjetër.

  • A ka ndonjëherë nevojë për përsëritje të intervenimit dhe si mund të parandalohet?

Intervenimi mund të përsëritet nëse vjen deri shkëputja e serishme e retinës ose gjakderdhja, kuptohet kur duhet të hiqet vaji i salikonit. Sidoqoftë, rekomandohet që rregullisht të shkohet në kontrolle që të shihen ndryshimet dhe ato të trajtohen, me qëllim që përmirësimit të gjendjes para se të kalohet te vitrektomia. Në kontrollet e rregullta mund të ndiqet dhe të vërtetohet secili ndryshim i syrit. Është shumë me rëndësi kontrolli të përfshijë zgjerim të bebëzës, sepse në atë mënyrë mund të shihet segmenti i pasmë i syrit, i cili është në esencë indikator i ekzistimit të problemit.

  • Si dhe në çfarë mënyre, përparimi i teknologjisë ndikon në mjekësinë moderne, konkretisht në oftalmologji?

Diagnostikimi bashkëkohor siç është Pentakami ose IOL masteri, japin pasqyrim në hollësi të gjendjes së syrit, ose matje të fuqisë së thjerrëzës së syrit, sipas radhës. Kjo në masë të madhe ndihmon në definimin e hapave të ardhshëm në trajtimin e pacientit. Teknologjia e përparuar po ashtu kontribuon në zvogëlimin e traumës së syrit. Te ne në Sistina oftalmologjia, gjatë vitrektomisë përdoret vitrektom i cili bën hapjet më të vogla se 1 mm. Kjo kontribuon për cilësi më të mirë të jetës së pacientit, pas intervenimit ose kontrollit.