Konstanda Çushkar vjen nga Shkupi dhe ka 69 vjet. Tanimë 20 vite është person me diabet në terapi me insulinë. Më 2 gusht, dita e cila është gdhendur në kujtesën e saj, papritmas e humb shikimin. Pas vizitave në disa spitale, vjen te ne dhe këtu mbetet. D-r  Zlatko Arnaudovski  dhe d-r Fanka Gilevska e marrin Kostandën që përfundimisht t’ia zgjidhin problemin. Për fat të mirë ajo përsëri sheh.

„Me  2 gusht derisa isha në shtëpi, dola në ballkon dhe papritmas filluan të më paraqiten si gjarpërinj në sy dhe e humba të pamurit. U frikësova dhe e thirra shoqen time e cila më dërgoi, që të njëjtën ditë, në Qendrën urgjente. Më thanë se nuk është asgjë për t’u frikësuar, por unë nuk shihja asgjë, posaçërisht me syrin e majtë. Ditët në vijim u drejtuam në disa spitale dhe në fund e zgjodhëm „Sistina oftalmologjinë“, për të cilën kishim dëgjuar më parë nga mediumet. Pasi që jam person me diabet tani më 20 vite, ndërsa nga viti 2010 jam në terapi me insulinë, u konstatua se diabeti ka shkaktuar ndryshime të enëve të gjakut në sy dhe më është turbulluar shikimi. Më kontrolloi d-r Fanka Gilevska dhe hollësisht ma sqaroi gjendjen e përgjithshme dhe se duhet vepruar sa më shpejtë, që të pengohet dëmtimi i mëtutjeshëm i enëve të gjakut – m’u aplikua injeksion në të dy sytë. Por, ky nuk ishte problemi i vetëm. M’u diagnostikua edhe katarakti në syrin e djathtë, ndërsa, të majtin e kisha operuar para disa viteve. D-r Fanka Gilevska më sqaroi se doemos duhet të bëj operacion të kataraktit, që të hiqet edhe ky problem, ku më tutje e njoha d-r Zlatko Arnaudovski, që më operoi. Një mjek i shkëlqyer, më sqaroi në hollësi për operacionin, sa shpejtë përfundon, se është pa dhimbje dhe të njëjtën ditë përfundon çdo gjë. Ashtu edhe ishte, gjatë bisedës, siç thuhet, më operoi. U shtriva në sallën e operacionit në krevat, mjeku për një kohë të shkurtër përfundoi dhe nuk ndjeva dhimbje.  Tani me syrin e djathtë shikoj sikur më parë, si para disa viteve, pa problem. U kthehem obligimeve të përditshme në shtëpi, përsëri i shikoj emisionet dhe serialet e mia. Shumë jam e kënaqur nga sjellja e të gjithëve në „Sistina oftalmologjia“. Të gjithë janë të këndshëm, të buzëqeshur, profesionistë e posaçërisht u jam shumë falënderuese dy mjekëve d-r Zllatko Arnaudovskit dhe d-r Fanka Gilevskës, që ishin të angazhuar si ekip për të më ndihmuar përsëri të shikoj.“