Ndihma e dhënë gjatë paraqitjes së kataraktit mund të bëjë një ndryshim të madh para operacionit të kataraktit.

Katarakti, dmth turbullimi gradual i thjerrëzës në sy, karakterizohet me  humbjen e ngjyrës, qartësisë dhe ndriçimit.

Çfarë mund të bënë që të përmirësojmë jetën e dikujt me katarakt?

Shikoni simptomat e kataraktit para se të jetë shumë vonë

I afërmi juaj mund të mos ju thotë se po  mundohet të shikojë, prandaj mos supozoni se shikimi  i tyre është i mirë. Dr. Ilir Osmani rekomandon që të keni një bisedë të drejtpërdrejtë me personin që ka katarakt, t’ ua përshkruaj simptomat e tij ose çfarë po i pengon në shikimin e tyre.

“Ashtu siç plakemi ne, edhe syri ynë plaket, kështu që ndonjëherë mund të vini re se prindërit apo gjyshërit tuaj kanë vështirësi të punojnë në një dhomë të errësuar, me vështirësi zbresin nga trotuari, të ankohen se televizori apo llamba nuk janë aq të shndritshëm ose i keqinterpretojnë ngjyrat.

Shumë pacientë, kur erdhën në kontroll, simptoma e parë që vunë re se diçka nuk shkonte me shikimin e tyre ishte një argument se disa ngjyra nuk ishin ato që mendonin dhe filluan të mendonin se çfarë nuk shkonte me ta. Pasi të kenë bërë operacion kataraktin, ata nuk mund të besonin se kjo nuk është me të vërtetë ngjyra që panë,” tha dr. Ilir Osmani.

Diskutim i hershëm dhe i hapur për vozitje të sigurt

“Simptomat fillojnë me vështirësi gjatë leximit dhe shikimit në televizor. Gjërat bëhen më serioze kur dikush me katarakt të përparuara del prapa timonit të makinës. Blici përkeqësohet dhe e bën të vështirë leximin dhe shikimin shenjave të rrugëve, veçanërisht natën. Kjo jo vetëm që është e rrezikshme për shoferin, por pacientët mund të fillojnë të pyesin se çfarë nuk shkon me ta, duke hequr dorë nga drejtimi i makinës dhe duke u mbyllur në vete, gjë që mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.” – dr. Ilir Osmani

Nëse i afërmi juaj është mbi 50 vjeç, dërgojeni rregullisht për kontroll të syve

Kontrollet e rregullta të syve (të paktën një herë në vit) janë vendimtare për luftën efektive kundër kataraktit. Është e rëndësishme të kryhet një kontroll i hollësishëm i syve, duke bërë zgjerimin e bebëzave  për të marrë trajtim të hershëm për çdo gjendje të syrit, jo vetëm të kataraktit.

“Përderisa katarakti mund të trajtohet, sëmundje dhe gjendje të tjera të syrit mund të çojnë në verbëri të pakthyeshme nëse nuk diagnostikohen dhe trajtohen herët. Gjatë kontrollit të syve, mjeku i syrit do të kontrollojë gjithashtu për gjendje progresive të tilla si degjenerimi makular, glaukomë, retinopati diabetike dhe gjendje të tjera të syrit- tha  dr. Ilir Osmani .

Bëni shtëpinë e personave me katarakt, një vend të sigurt për të jetuar

Nëse vëreni se i afërmi juaj ka një problem me shikimin ose është diagnostikuar me katarakt, bëni shtëpinë e tyre të sigurt për të jetuar në të. Skanoni dhomat dhe hiqni çdo gjë të panevojshme që është e rrezikshme për t’u rrëzuar.

Një problem tjetër që hasin njerëzit me katarakt është leximi i etiketave të shisheve të ilaqeve. Nëse marrin ilaçe orale, mund t’i ndihmoni duke riorganizuar pilulat e tyre.

Katarakti është gjendje e syrit me të cilën që të gjithë do të përballemi herët a vonë. Ndihmoni të afërmit tuaj të cilët kanë këtë gjendje të syrit për momentin dhe zbatoni këshillën e Dr. Ilir Osmanit. Caktoni kontroll të syrit qe sot.