Specialist oftalmolog dhe kirurg

Fusha e interesit të veçantë:

  • kirurgjia vitreoretinale;
  • kirurgjia e kataraktit dhe
  • kirurgjia refraktive.

Nga afër me d-r Ilir Osmanin

„Pacientëve duhet me kujdes t’ua sqaroni gjendjen, që të mund t’ju kuptojnë“

  • Thonë se jeni mjek i cili çdoherë është i hapur për përvoja të reja. A do të thotë kjo se jeni përfaqësues i tezës „gjatë gjithë jetës mësojmë“ ?

Po, ne mjekët çdoherë duhet të jemi në rrjedha me njohuritë e reja, zbatimin e teknologjive dhe metodave të reja gjatë mjekimit. Gjithë kjo e lehtëson punën dhe na shpie përpara në kryerjen e intervenimeve. Thjesht, doemos te mësojmë gjatë gjithë karrierës, të këmbejmë përvoja dhe njohuri. Kështu shkojmë përpara si mjekë, ndërsa pacientëve u japim përvoja të shkëlqyeshme në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe cilësinë e jetës.

  • Si mjek relativisht i ri, keni karrierë të begatë dhe të suksesshme. Si u gjetët në fushën që tani punoni?

Studioja mjekësi dhe derisa përgatitesha për provimin e oftalmologjisë, shumë interesante më dukeshin anatomia, fiziologjia dhe patologjia e syrit. Më shumë se gjithë të tjerët e dëshirova këtë fushë.

  • Vitrektomia është një nga operacionet më të ndërlikuara të syrit. Pse?

Vitrektomia është një nga operacionet mikro-kirurgjike më të ndërlikuara të syrit dhe shpesh e vetmja terapi për shumë sëmundje të segmentit të pasmë të syrit. Operacioni kryhet nëpërmjet katër hapjeve të vogla – më të vogla se 1 mm- në pjesën e bardhë të syrit. Nëpër to depërtohet te trupi i qelqtë, ai hiqet dhe zëvendësohet me një gaz special ose vaj silikoni. Vrimat në retinë mbyllen me laser. Ablacioni i retinës dhe lëndimet e ndryshme të syrit janë gjendjet të cilat mjekohen me vitrektomi. Diabetikët bëjnë pjesë në grupin e pacientëve me rrezik te të cilët mund të paraqitet nevoja e kryerjes së këtij intervenimi. Intervenimi është krejtësisht i sigurt dhe pa dhimbje.

Besjana Kasami (Big Mama) dhe dr. Ilir Osmani

  • Bëni intervenime të ndërlikuara, si është qasja juaj ndaj pacientëve?

Qasja ndaj pacientëve çdoherë është e ndryshme. Është shumë me rëndësi ata të defokusohen nga ajo që për momentin është problem i tyre. Thjesht duhet t’i dëgjojmë, bile edhe të kuptojmë çka i mundon, e çka i bën të lumtur jashtë spitalit-nga mjekimi. Atëherë ata fillojnë të ndjehen si miq dhe kanë besim më të madh te ju.

  • Në çfarë mënyre i tejkaloni frikën dhe emocionet negative para intervenimit?

Frika dhe emocionet negative, më shpesh vijnë nga pasiguria, nga mosdija çka do të thotë sëmundja, si është rrjedha e saj dhe cilat janë mënyrat e mjekimit. Kur kjo do t’u sqarohet, atëherë mund bashkërisht ta analizojmë gjendjen dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët.

  • Si e kaloni kohën e lirë?

Më pëlqen të lexoj. Ajo për mua është plotësim cilësor i kohës së lirë. Një roman i mirë ose literaturë profesionale interesante janë mënyra me të cilat çlirohem. Leximi çdoherë më orienton drejt ndryshimeve pozitive në jetë. Thjesht, përskaj gjitha dobive tjera, na bën njerëz më të mirë.

  • A merreni me sport?

Vozitja e biçikletës është aktivitet i im më i preferuar sportiv. Më ndihmon të largohem nga mendimet dhe ndjenjat e pakëndshme, të ndjehem mirë dhe ta zvogëloj stresin e shkaktuar nga aktivitetet e përditshme. Vozitja e biçikletës më jep energji plotësuese dhe më plotëson me kënaqësi. Po ashtu preferoj të ec, ndjehem fizikisht i shëndetshëm dhe i lumtur.

  • Në Sistina Oftalmologija punon edhe bashkëshortja juaj. A është përparësi ose mangësi bashkëshortët të punojnë në institucion të njëjtë?

Ka edhe përparësi edhe mangësi. Ajo punon në marketing dhe profesionet tona në esencë plotësohen. Kështu më lehtë kuptohemi dhe kemi tema të përbashkëta që kanë të bëjnë me atë që ne punojmë.

Mangësitë, janë individuale dhe me kalimin e kohës ndryshohen. Ajo që është me rëndësi është se mundemi bashkërisht të bëjmë baraspeshë mes jetës private dhe profesionale dhe t’i planifikojmë obligimet dhe kohën e lirë.