Trajtimi i glaukomës

Glaukoma është sëmundje progresive e nervit të syrit e cila, nëse nuk trajtohet, mund të sjellë deri te ngushtimi i fushës pamore, dëmtimi i nervit të syrit dhe humbja e theksuar, por edhe e përhershme, e shikimit. Vjen pa simptoma prandaj e quajnë „hajdut i heshtur “ ose „vrasës i heshtur“ i shikimit.

Sa është e shpeshtë glaukoma?

Glaukoma është shkaku i dytë i verbërimit në botë. Studimet e deritanishme tregojnë se përafërsisht 2-3% nga popullata më e vjetër se 40 vjet vuajnë nga ndonjë lloj i glaukomës, ndërsa supozohet se te 50% e rasteve është e pavërejtur. Rezultatet nga studimet e bëra tregojnë se në vitin 2010, numri i të sëmurëve nga glaukoma në botë arrin 65,8 milionë, ndërsa parashihet se në vitin 2020 ai numër do të jetë 78,6 milionë, e në vitin 2040 mund të rritet në 111,8 milionë të sëmurë. Momentalisht, si pasojë e glaukomës ka më shumë se 6 milionë persona të verbëruar në botë.

Cilët janë faktorët e rrezikut për paraqitjen e glaukomës?

  • Mosha mbi 45 vjet
  • Prania e glaukomës në familje
  • Te pacientët me tension të rritur të gjakut, hipotireozë, diabet
  • Terapia afatgjate e shpeshtë me kortikosteroide
  • Lëndimi i syve
  • Më e pranishme te personat me lëkurë të errët për shkak të karakteristikave anatomike të syve

Çka e shkakton glaukomën?

Tensioni i rritur i syve llogaritet si faktor kryesor i rrezikut për zhvillimin e glaukomës. Vlerat normale të tensionit të syve lëvizin nga 8 deri 21 mmHg. Sipas disa statistikave, vlera normale  e lartë është 22 mmHg ose 24 mmHg. Është me rëndësi të përmendet se çdo rritje e tensionit të syrit nuk do të thotë se personi ka glaukomë. Për shembull, personat me hipertension okular kanë vlerë të tensionit të syrit më shumë se 21 mmHg, pa dëmtime të dukshme të nervit të syrit nga glaukoma ose ndryshim të fushës pamore, por te ata ekziston rrezik më i madh për të zhvilluar sëmundjen e glaukomës. Por, ndryshimet e nervit të syrit dhe fushës pamore mund të ndodhin edhe gjatë tensionit normal të ulët të syrit.

Atëherë bëhet fjalë për glaukomë normotensive dhe hipotensive. Glaukoma është sindromë, që do të thotë se përveç vlerës së tensionit të syrit, doemos të jenë të pranishme edhe ndryshimet e nervit të syrit dhe fushës pamore.

Simptomat e glaukomës

Simptomat e glaukomës varen nga stadiumi dhe nga lloji i sëmundjes dhe mund të jenë të pavërejtura një kohë të gjatë. Për fat të keq, shpesh në praktikën e përditshme zbulohen dëmtime të avancuara të shkaktuara nga glaukoma, ndërsa personi mund të mos ketë vërejtur asgjë. Glaukoma më shpesh zbulohet që në kontrollin e parë të hollësishëm oftalmologjik, atëherë kur pacientët do të vërejnë gabime presbioptike (largpamësi e pleqërisë) dhe kur do të paraqiten në kontroll për përcaktimin e syzeve. Sipas disa studimeve, vetëm gjysma e të sëmurëve që kanë glaukomë janë të vetëdijshëm për sëmundjen e tyre. Në fazat e hershme zakonisht është asimptomatike prandaj shpesh quhet „hajdut i heshtur“ i shikimit.

Te glaukoma me kënd të hapur zakonisht nuk ekzistojnë simptoma. Shpeshherë pacientët paraqiten pasi që fillojnë dëmtimet e nervit të syrit dhe ndryshimet e fushës pamore. Nga ana tjetër, simptomat e glaukomës më kënd të mbyllur mund të jenë shumë të mundimshme. Manifestohen me tension të lartë të theksuar të syrit, rënie të dukshme të mprehtësisë së shikimit, dhimbje në zonën e syve, dhimbje të kokës, neveri dhe vjellje.

Llojet themelore të glaukomës

Glaukoma me kënd të hapur

Nuk është i njohur shkaku për paraqitjen. Struktura e këndit të syrit nëpër të cilin kalon lëngu i syrit duket normale, por, edhe përkundër kësaj, rrjedhja e lëngut të syrit është i ngadalësuar, ai mbetet në sy më gjatë sesa duhet, ashtu që sjell deri te rritja e tensionit të syrit. Nëse nuk trajtohet, e shtyp dhe dëmton nervin e syrit.

Glaukoma me kënd të mbyllur

Shkaku i paraqitjes qëndron në ndërtimin anatomik të këndit të syrit, i cili është i ngushtë  ose krejtësisht i mbyllur, që dukshëm e rëndon rrjedhjen e lëngut të syrit dhe e dëmton nervin e syrit.

Glaukoma infantile (fëmijërore)

Mund të paraqitet si e lindur (glaukoma kongjenitale), dhe mes moshës tre deri gjashtëmbëdhjetë vjeçare (glaukoma juvenile). Shpesh ka prognozë më të keqe sesa glaukoma që paraqitet te njerëzit e rritur.

Glaukoma sekondare

Mund të paraqitet pas operacionit të syrit, lëndimit të syve, ndezjeve të komplikuara konstante të syve, konsumimit afatgjatë të kortikosteroideve, sëmundjeve sistemore siç janë diabeti ose katarakti.

Intervenime ambulatore me laser, pa dhembje, për trajtimin e glaukomës: Iridotomia Jag laser dhe trabekuloplastika selektive me laser (SLT).

Në „Sistina Oftalmolofgjia“ ekziston mundësi të bëhet diagnostikim i tërësishëm i glaukomës për një ditë (matje, me dhe pa kontakt, e tensionit të syrit, matja e trashësisë së kornesë (cipës së syrit) – me qëllim të saktësimit të lartësisë së tensionit të syrit, ekzaminimi i këndit të syrit – gonioskopi, përpunim dhe analizë e fushës pamore  dhe analizë e nervit të syrit – tomografi kompjuterike koherente (OCT)).

Zbulimi i hershëm i glaukomës

Parandalimi i glaukomës nuk është i mundur, por është i mundur zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe ngadalësim i dukshëm i saj:

  • Nëse në familje ka glaukomë, duhet kohë pas kohe të bëhet kontroll i tërësishëm për glaukomë
  • Nëse keni mbi 65 vjet, është mirë të kontrollohet tensioni i syve në çdo dy vite, pa marrë parasysh se nuk ndjeni kurrfarë simptomash
  • Nëse sëmundja tani më është diagnostikuar, rregullisht duhet të kontrollohet dhe rregullisht të përdoret terapia e përcaktuar

Kontrolli oftalmologjik

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i segmentit të parmë të syve.
1.000,00

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i segmentit të parmë dhe pasmë të syve.
1.650,00

Matja e shtypjes së syve

300,00

Matja e shtypjes se syve-lakorja ditore

1.200,00

ОCT

Tipografia optike koherente e segmentit të parmë ose pasmë.
1.900,00

Fusha pamore

Ekzaminimi i njërit sy.
1.200,00

Fusha pamore

Ekzaminimi i të dy syve.
1.650,00

YAG iridotomia

Çmimi është vetëm për njërin sy.
6.100,00

Laseri te glaukoma (trabekuloplastika me laser)

Çmimi është vetëm për njërin sy.
5.000,00

Operimi i glaukomës (trabulektomia)

Çmimi është vetëm për njërin sy.
37.000,00

Çmimet janë të shprehura në denarë.