Pyetje të parashtruara më shpesh – PPSH

Për punën e spitalit

Cili është orari i punës në spital?

Orari i punës në:

  • „Sisitina Oftalmologjia“- Shkup është nga e hëna në të premte prej orës 08:00 deri ora 20:00
  • „Sistina Oftalmologjia“ – Manastir nga e hëna në të premte prej orës 08:00 deri ora 16:00, të mërkurën prej orës  13:00 deri ora 20:00.
  • „Sistina Oftalmologjia“ – Gostivar nga e hëna në të premte prej orës 09:00 deri ora 17:00
  • „Oftalmologjia Tetovë“ nga e hëna në të premte prej orës 09:00 deri ora 17:00

Lajmërimin për orarin e punës e shpallim në faqen tonë në internet, bashkë me ndryshimet eventuale.

Ku mundemi të ju gjejmë?

Informata më të hollësishme për lokacionet tona do të gjeni në linkun vijues: https://sistinaoftalmologija.mk/za-nas/

Si t’ju kontaktoj?

Mund të na kontaktoni në disa mënyra:

Telefonat e kontaktit të qendrave tona janë:

  • „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup +389 2 3097 000, +389 70351 008
  • „Sistina Oftalmologjia“- Manastir +389 47 226 900, +38970 355 900
  • „Sistina Oftalmologjia“ – Gostivar +389 42 210 800, +389 72 809 800
  • „Oftalmologjia Tetovë“ – Tetovë +389 44 357 111, +389 72 799 111

Posta elektronike: contact@sistinaoftalmologija.mk

Profili në facebook: SistinaOftalmologija

Profili në instagram: sistinaoftalmologija

Faqja jonë e internetit nëpërmjet dritares për bisedë në këtë faqe (dritarja në anën e djathtë në pjesën e fundme).

Në cilën gjuhë mund të komunikoj me të punësuarit tuaj?

Duke pasur parasysh se „Sistina Oftalmologjia“ ka pacientë nga i gjithë rajoni, personeli ynë flet 5 gjuhë: maqedonisht, anglisht, turqisht, shqip dhe serbisht. Me kërkesën tuaj, dokumentacioni mjekësor, mund të përkthehet vetëm në anglisht.

Si të drejtohem për punësim në klinikën tuaj?

Shpalljet aktive mund t’i gjeni të shpallura në faqen tonë të internetit në pjesën e Risive. Nëse Ju keni dëshirë, dituri dhe entuziazëm, dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe të punoni në mjedis dinamik të punës, me një ekip ambicioz, dërgojeni biografinë Tuaj dhe letrën motivuese në postën elektronike: kariera@sistinaoftalmologija.mk ose në adresën: ISHP „Sistina Oftalmologjia“, rr. Skupi 5А, 1000 Shkup

Biografia Juaj do të futet në bazën tonë të të dhënave si kandidat potencial dhe do të shqyrtohet nga reparti për resurse njerëzore.

A bashkëpunoni me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut – FSSHRMV?

Kontrollet paguhen privatisht. Bashkëpunim me FSSHRMV kemi për një lloj të caktuar të caktuar të intervenimeve. Informata më të hollësishme mund të lexoni në: https://sistinaoftalmologija.mk/sorabotka-so-fzo/

Me cilat kompani sigurimesh keni lidhur Marrëveshje?

  • Sigurimi Triglav SHA Shkup – Maqedoni
  • Sigurimi Sava – Maqedoni
  • Eurolink – Maqedoni
  • Kroacia SHA Maqedoni
  • Sigurimi Halk  – Maqedoni
  • GBG – SHBA
  • CIGNA – SHBA

Çka nëse nuk kam mundësi të vij në kontroll,ose kur kam nevojë për mendim të dytë nga oftalmologu (p.sh. jetoni jashtë vendit, keni një problem të caktuar shëndetësor, frikë nga pandemia)?

Nëse nuk keni mundësi të vini në spitalin tonë, mund të Konsultoheni on-line më mjekun e syve. Ky shërbim do t’ju mundësojë që nga komoditeti dhe siguria e shtëpisë suaj të merrni këshill profesional nga mjeku ynë për gjendjen me sytë dhe të merrni udhëzime për kujdesin e mëtutjeshëm mjekësor.

Ju zgjidhni:

  • Llojin e konsultimit që e dëshironi (konsultim për kontroll, intervenim apo sipas diagnozës),
  • Terminin.

Kjo zgjat maksimum 15 minuta.

Mënyra e zhvillimit dhe pagesës është në mënyrë elektronike. 

Më shumë informata në linkun vijues: https://sistinaoftalmologija.mk/onlineuslugi/

Kontrolle të pacientëve

Si të caktoj kontroll?

Kontroll mund të caktoni në numrat tanë të telefonit, nëpërmjet postës elektronike, faqen tonë të internetit, në profilet në  facebook dhe instagram.

Informata më të hollësishme në linkun vijues: https://sistinaoftalmologija.mk/al/rreth-nesh/#kontakt

Çfarë përmban kontrolli fillestar dhe sa kushton?

Kontrolli fillestar te ne është kontroll themelor oftalmologjik në të cilin është përfshirë matja e shtypjes së syve, përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, përcaktimi kompjuterik i dioptrisë dhe kontrolli i segmentit të parmë të syrit. Në të njëjtin është përfshirë biseda me mjekun për diagnozën tuaj, këshilla për trajtimin e mëtutjeshëm, raporti dhe receta për syze/thjerrëza, nëse është e nevojshme. Kontrolli themelor oftalmologjik kushton 1000 denarë.

Cili është kontrolli më i hollësishëm dhe sa kushton?

Varësisht nga gjendja bëhet kontrolli i hollësishëm subspecialistik në të cilin përfshihen matja e shtypjes së syve, përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, refrakcioni (përcaktimi kompjuterik i dioptrisë), kontrolli i segmentit të parëm dhe pasim të syrit (pjesa fundore e syrit). Në të njëjtin përfshihet biseda me mjekun për diagnozën tuaj, këshilla për trajtim të mëtutjeshëm, raporti dhe receta për syze/thjerrëza, nëse është e nevojshme. Kontrolli i hollësishëm subspecialistik kushton 1650 denarë.

A paguhen veçmas ekzaminimet plotësuese?

Ekzaminimet plotësuese siç janë Ekografia/Biometria, OCT, Pentakam, Fusha pamore, FFA paguhen plotësisht.

Më hollësisht rreth çmimeve mund të shihni në Çmimoren tonë.

Si është kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser dhe sa kushton?

Kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser është kontrolli më i hollësishëm oftalmologjik. Bëhen më tepër ekzaminime si: refrakcioni (përcaktimi kompjuterik i dioptrisë), përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes së syve, kontrolli i segmentit të parëm dhe pasëm të syrit (pjesa fundore  e syrit), analiza e kornesë me Pentakam. Në të njëjtin përfshihet biseda me mjekun për diagnozën tuaj, këshilla për trajtimin e mëtutjeshëm dhe raporti. Për shkak të hollësisë së tij zgjat një kohë më të gjatë deri në 2 orë. Kontrolli kushton 4270 denarë.

Si është kontrolli për katarakt dhe sa kushton?

Kontrolli para operacionit për katarakt është kontroll i hollësishëm, në të cilin përfshihet: refrakcioni (përcaktimi kompjuterik i dioptrisë), përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes së syve, kontrolli i segmentit të parëm dhe pasmë të syrit (pjesa fundore e syrit), eko/biometri, IOL master. Në të njëjtin përfshihet edhe biseda me mjekun për diagnozën tuaj, këshilla për trajtimin e mëtutjeshëm dhe raporti. Për shkak të hollësisë zgjat më shumë, deri në dy orë. Kontrolli kushton 2400 denarë.

A janë kontrollet pa dhimbje?

Po, kontrollet janë plotësisht pa dhimbje.

A duhet të vij me shoqërues në kontroll?

Nëse bëni kontroll më të hollësishëm, në të cilin do ta keni të mjegulluar shikimin  dy orë pas kontrollit, preferohet të vini me një shoqërues dhe të mos vozisni automobil.

A mund ët vij në kontroll edhe pa pasur termin të caktuar?

Për kontroll nevojitet të keni caktuar termin, por ka përjashtim në situata të urgjencës. Në ato raste prapëseprapë respektohen terminët tanimë të caktuara të pacientëve tjerë.

Korrigjimi i dioptrisë me laser

A mundet fëmijës t’i bëhet ky intervenim?

Personi duhet të jetë i moshës madhore që ta bëjë këtë intervenim. Nuk rekomandohet të fëmijët nën 18 vjet, sepse syri ende zhvillohet dhe dioptria ndryshon. Syri rritet derisa zhvillohet njeriu. Lindim me sy 16 milimetra. Në moshën trevjeçare syri rritet deri 23 milimetra, ndërsa gjatë kohës së pubertetit  kur do të përfundojë edhe rritja e syve, mollëza e syrit normalisht arrin gjatësi deri 24 milimetra.

Përse nuk mund të bëj korrigjimin e dioptrisë nëse kam 45 vjet?

Pas moshës 40 vjeçare zhvillohet presbiopia ose largpamësia e pleqërisë, që është pjesë e procesit natyror të plakjes së syrit. Nëse deri atëherë keni shikuar mirë ose jeni largpamës, menjëherë fillon t’ju dobësohet shikimi nga afër, gjegjësisht „duart ju bëhen të shkurtra“. Plotësisht, fillon të dobësohet edhe shikimi në largësi. Për shkak të këtij procesi korrigjimi i dioptrisë me laser nuk është zgjidhej adekuate, sepse mund të paraqitet edhe katarakti fillestar. Te këta pacientë ka zgjidhje tjetër – vendosja e thjerrëzave multifokale intraokulare (më shumë për to do të lexoni në pjesën e dioptrisë së pleqërisë).

Nëse kam menstruacione, a mund ta bëj intervenimin?

Mundeni, menstruacioni nuk paraqet pengesë.

A mund të ushtroj pas intervenimit?

Pas intervenimit dy deri tri javë, mund të filloni me ushtrime të lehta siç janë pajisja për vrapim, vozitja e biçikletës statike, por prapëseprapë, duhet të keni kujdes djersa të mos hyjë në sy. Pas një muaji mund të notoni në det ose pishinë. Ushtrime më të rënda fizike, siç janë palestra ose sportet me kontakt mund të filloni një muaj pas intervenimit.

Sa kohë pas korrigjimit të dioptrisë me laser nuk duhet t’i laj flokët?

Gjatë disa ditëve të para pas intervenimit (mundësisht 5 ditë), duhet shmangur kontakti me ujin nga çezma, sepse te i njëjti ka mikroorganizma që paraqesin rrezik potencial që të shkaktojnë infeksion të syrit të operuar.

Pse para kontrollit për korrigjim të dioptrisë me laser thjerrëzat e buta të kontaktit hiqen 3 ditë para, ndërsa të fortat dhe gjysmë të fortat 7 ditë para?

Pasi që bëjmë incizime të hollësishme të kornesë dhe për relevancën e topografisë korneale, nevojitet heqja e thjerrëzave minimum 3 ditë (për thjerrëzat e buta) ose 7 ditë (për thjerrëzat e forta), që të rikuperohet kornea. Deri atëherë mbani syzet dhe me to lirisht mund të vini në kontroll.

Sa kohë pas kontrollit mund ta bëj intervenimin?

Ditën për intervenim bashkërisht e përcaktoni me oftalmologun tuaj.

Nëse kam shtypje të rritur të syve, a mund ta bëj intervenimin?

Përgjigjja e kësaj pyetje nuk mund të gjeneralizohet. Kjo është individuale dhe varet nga ajo sa është e lartë shtypja intraokulare te secili pacient në veçanti. Glaukoma është sëmundje që duhet të ndiqet vazhdimisht. Nëse gjendja është stabile dhe nuk ka progresion, ajo nuk është kontraindikacion për intervenimin. Varësisht nga gjendja e fushës pamore dhe nervit të syrit, oftalmologu juaj do t’jua rekomandojë zgjidhjen më të mirë.

Nëse kam keratokonus a mund ta bëj intervenimin?

Për fat të keq, jo.

Pas operacionit me laser a duhet të mbaj syze për diell edhe në shtëpi?

Syze për diell mbani vetëm kur e lëshoni spitalin pas intervenimit, derisa nuk arrini në shtëpi. Pas kësaj, nuk ka nevojë. Shkaku i kësaj është ndjeshmëria e syrit ndaj dritës, pas intervenimit.

Nëse kam diabet a mund ta bëj intervenimin?

Mundeni, nëse pjesa e pasme e syrit është e shëndoshë kjo nuk është kundërinikacion.

A duhet për kontroll apo intervenim t’i heq qerpikët artificialë?

Për kontroll nuk ka nevojë, ndërsa për intervenim është e domosdoshme.

Sa kohë pas intervenimit nuk guxoj të bëj make-up?

Maskara dhe tushi për sy duhet të shmangen për 3 javë pas intervenimit.

Nëse cikli menstrual stabilizohet dhe unë ende i jap gji fëmijës, a mund ta bëj korrigjimin e dioptrisë me laser?

Jo. Korrigjimi i dioptrisë me laser nuk rekomandohet gjatë gji – dhënies dhe derisa nuk stabilizohet cikli menstrual pas lindjes.

Sa kohë pas intervenimit duhet të shmanget hapësirat e tymosura ose pluhurosura?

Rekomandohet të shmangen hapësirat e tymosura 2-3 javë pas intervenimit.

A mund më shumë se një herë të bëhet korrigjim i dioptrisë me laser?

Mundet. Te një numër shumë i vogël i pacientëve (më pak se 1%) mund të kthehet dioptria dhe varësisht nga gjendja e syrit, mund të kryhet përsëri intervenimi.

Çka nëse nuk jam kandidat i vërtetë për korrigjim të dioptrisë me laser?

Nëse për shkak të indikacioneve të caktuara (p.sh. dioptria mbi -10 ose +6 dhe cilindër (astigmatizëm) ± 6, trashësi të pamjaftueshme ose ndryshime strukturore të kornesë), nuk jeni kandidat për korrigjimin e dioptrisë me laser, mund të kryhet lloj tjetër i operacionit për heqjen e dioptrisë që prefshin vendosje të thjerrëzave fakike.

Nëse pas viteve të dyzeta, keni mjegullim të thjerrëzës natyrore (katarakti ose perdja) dhe/ose dëshironi të çliroheni nga dioptria për afër dhe larg, zgjidhja është vendosja e thjerrëzave multifokale me distancë të zgjeruar të shikimit.

A dhemb korrigjimi i dioptrisë me laser?

Intervenimi është krejtësisht pa dhimbje, sepse para procedurës, pacientit i vendoset anestezion lokal më pika.

Çka nëse përpëlis gjatë procedurës ose lëviz syrin?

Mbajtësi i kapakëve të syve e pengon përpëlitjen e syve, ndërsa para procedurës pikohet anestezion dhe zgjat vetëm disa minuta, ndjenja e pakëndshmërisë është shumë minimale. Laseri është i pajisur me sistem për ndjekje të mikro – zhvendosjeve të syve që reagon në milisekondë. Nëse pacienti e lëviz syrin, laseri automatikisht pushon së punuar. Laseri është i programuar të lëshojë ajër vetëm deri të vendi saktë i përcaktuar.

A mund të verbërohem gjatë intervenimit?

Vetë procedura për heqjen e dioptrisë kryhet në sipërfaqen e syrit (te kornea), ndërsa gjitha qendrat për shikim gjenden në pjesën e pasme të syrit, kështu që nuk ka mundësi laseri të shkaktojë verbërim. Laseri punon në parimin e lëshimit të ftohtë të dritës i cili nuk mund ta dëmtojë indin përreth ose të depërtojë thellë në sy përveç asaj sa është e duhur.

A është i përhershëm korrigjimi i dioptrisë me laser?

Rezultatet e korrigjimi me laser janë të përhershme në 98% të rasteve. Te dioptritë e larta ekstreme, në më pak se 2% nga rastet, janë evidentuar kthim të dioptrive shumë më të ulëta nga ato që kanë qenë para korrigjimit me laser. Sidoqoftë, edhe te ata persona, nëse e kanë bërë para 10 viteve, me teknologjinë e sotme është e mundur të përsëritet intervenimi pa rrezik plotësues për sytë. Kthimi i dioptrisë nuk është rezultat i procedurës së kryer keq por i faktorëve personalë gjenetikë dhe ekologjikë të secilit pacient veçmas (rritje e mëtutjeshme e dioptrisë si rezultat i faktorit gjenetik, procedurave të parregullta të shërimit dhe puna afatgjate nga afër).

A mundet me këtë procedurë të hiqet edhe cilindri (astigmatizmi)?

Po, laseri heq cilindrin deri +6. Çmimi i intervenimit është i njëjtë pa marrë parasysh vallë personi ka dioptri sferike ose cilindër ose kombinim të të dyjave.

Kam dioptri -13, a mund të më ndihmoni?

Nëse keni dioptri më të madhe se -10 ose +6, ekziston mundësia e vendosjes së thjerrëzave fakike në sy. Thjerrëzat fakike vendosen mbi thjerrëzën natyrore dhe krejtësisht e zgjidhin problemin me dioptrinë. Me rëndësi është të bëhet kontroll i hollësishëm për korrigjim të dioptrisë me laser me të gjitha ekzaminimet, që të shihet cilat thjerrëza do të ishin zgjidhja më e mirë.

A guxojnë shtatzënat të bëjnë korrigjim të dioptrisë me laser?

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas, përfshirë edhe sytë, pësojnë shumë ndryshime hormonale. Korrigjimi i dioptrisë me laser llogaritet si pjesë e kirurgjisë estetike (sipas zgjedhjes së pacientit) dhe rekomandohet të mos bëhet gjatë shtatzënisë dhe gji – dhënies. Planifikim i optimal i intervenimit te gratë që planifikojnë shtatzëni do të jetë 2-3 muaj para shtatzënisë ose pas stabilizimit të ciklit menstrual pas lindjes.

A është e përhershme thatësia e syve pas intervenimit?

Pas korrigjimit me laser, ekziston thatësi e rritur e syrit minimum 6 javë, prandaj duhet të shfrytëzohen lot artificialë. Sipas studimeve më të reja, është vërtetuar se 6 javë pas intervenimit kemi shërim të plotë të syri dhe 99% e pacientëve nuk kanë kurrfarë simptomash. Simptoma pak më të fuqishëm të syrit të thatë, që mund të zgjasin më shumë se 6 javë, ka te personat të cilët kohë më të gjatë kanë mbajtur thjerrëza kontakti (posaçërisht të buta). Shkaqet për zgjatjen e thatësisë së syrit te ata persona është çrregullimi primar i qelizave të membranës së mukozës së syrit i shkaktuar nga thjerrëzat e kontaktit. Kur mbani thjerrëza kontakti (posaçërisht të bura), thjerrëzat mbështeten në membranën e mukozës së syrit dhe paraqitet fërkim i qelizave nëpër thjerrëz për shkak të lëvizjes dhe përpëlitjes së syve. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme ata që mbajnë thjerrëza kontakti të pikojnë lot artificialë mbi thjerrëza që bile pjesërisht t’i zbusin dëmtimet e këtyre qelizave dhe ta zvogëlojnë thatësinë e syrit (thjerrëzat absorbojnë lot që ta mbajnë lagështinë). Syri tej mase i  thatë është shkaku kryesor që të pushoni së mbajturi thjerrëza kontakti. Nëse simptomat janë shumë të shprehura, syri i thatë të trajtohet para korrigjimit me laser.

Sa kushton korrigjimi i dioptrisë me laser?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

Dioptria e pleqërisë

Çfarë nënkupton dioptria e pleqërisë (largpamësia)?

Presbiopia ose largpamësia e pleqërisë është pjesë e procesit natyror të plakjes së syrit. Më shpesh fillon të paraqitet te personat në vitet e hershme të dyzeta. Paraqitet për shkak të zvogëlimit të funksionit të muskujve të syve të cilët e „mbështjellin“ thjerrëzën natyrore (thjerrëza ka formën e diskut kur shikojmë në largësi, ndërsa i ngjan topit kur shikojmë afër). Po ashtu, me kalimin e viteve ndodhin e edhe ndryshime në strukturën e thjerrëzës  edhe ajo e humb elasticitetin që e ka pasur në rini.

Procesi i dobësimit të akomodimit (mundësi për kthjellje të fotografisë në afërsi) përfundon përafërsisht në vitet e gjashtëdhjeta dhe atëherë personave të cilët shohin mirë në largësi u duhet dioptri +3,00 për lexim.

Ekzistojnë më shumë mundësi për korrigjim të largpamësisë së pleqërisë. Njëra mundësi është mbajtja e syzeve ose thjerrëzave të kontaktit. Sot, është në rritje numri i pacientëve që vendosin për korrigjim operativ të largpamësisë së pleqërisë me vendosjen e thjerrëzave multifokale intraokulare. Bëhet fjalë për procesin operativ gjatë të cilit thjerrëza natyrore e syrit zëvendësohet me thjerrëz artificiale që mundëson shikim të shkëlqyeshëm në largësi të ndryshme. Çlirimi nga syzet për shikim dukshëm e përmirëson cilësinë e jetës.

A mund të ushtroj pas vendosjes së thjerrëzave intraokulare?

Pas operimit dy-tri javë, mund të filloni me ushtrime të lehta siç është pajisja për vrapim, vozitja e biçikletës statike, por prapëseprapë, duhet pasur kujdes djersa të mos depërtojë në sy. Pas një muaji mund të notoni në det ose pishinë. Ushtrimet më të rënda fizike, siç janë palestra ose sportet me kontakt mund t’i filloni një muaj pas operacionit.

A mund të fluturoj me aeroplan pas intervenimit?

Me aeroplan mund të fluturoni një ditë pas operimit. Kjo rregull vlen për të gjitha operacionet, përveç në rast të operacioneve më të ndërlikuara në pjesën e pasme të syrit.

Sa kohë duhet ta mbaj mbyllur syrin pas operacionit?

Pas operimit të kataraktit, syri zakonisht mbyllet derisa nuk ktheheni në shtëpi. Nëse bëhen operime të dy syve, atëherë vihet thjerrëz mbrojtëse në sy dhe syri nuk është i mbyllur.

Sa kushton operacioni i vendosjes së thjerrëzave multifokale intraokulare?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

Katarakti (perdja)

A operohet katarakti me laser?

Jo, katarakti nuk operohet me laser.

A mund të operohet katarakti pa u vendos thjerrëz?

Kur bëhet operacioni i kataraktit e domosdoshme është vendosja e thjerrëzës. Thjerrëza e mjegulluar zëvendësohet me të atillë që mundëson të shikosh shkëlqyeshëm, sikur të mos kishit pasur dioptri. Vendoset thjerrëz e re e pastër.

A mund të ushtroj pas operimit të kataraktit?

Pas intervenimit dy deri tri javë, mund të filloni me ushtrime të lehta siç janë pajisja për vrapim, vozitja e biçikletës statike, por prapëseprapë, duhet pasur kujdes djersa të mos depërtojë në sy. Pas një muaji mund të notoni në det ose pishinë. Ushtrimet më të rënda fizike, siç janë palestra ose sportet me kontakt mund t’i filloni një muaj pas intervenimit.

Sa kohë duhet ta kem syrin mbyllur pas operacionit?

Pas operacionit të kataraktit, syri zakonisht mbyllet derisa nuk arrini në shtëpi, nëse operohen të dy sytë, atëherë vendoset thjerrëz mbrojtëse në sy dhe syri nuk mbyllet.

A mund të kontrollohem dhe operohem të njëjtën ditë?

Te ne mund ta bëni kontrollin dhe intervenimin të njëjtën ditë. Operacioni i kataraktit është pa dhimbje, i shpejt, i sigurt dhe efikas pas së cilit shkohet në shtëpi. Falë teknologjisë së majme, dituritë dhe përvojat e kirurgëve tanë, katarakti mund të zgjidhet për vetëm 3 orë pasi të keni ardhur në klinikë.

Sa kushton operacioni i kataraktit?

Çmimi varet nga mënyra e jetës, gjendja juaj dhe cilësia e shikimit të cilin dëshironi ta arrini. Para operacionit doemos ta bëni kontrollin për operacion të kataraktit.

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

A e mbulon FSSHRMV operacionin e kataraktit?

Po, këtë intervenim e mbulon Fondi. Më shumë detaje në: https://sistinaoftalmologija.mk/sorabotka-so-fzo/

Diabeti dhe retina

Pse pacientët me dioptri të lartë duhet të bëjnë kontroll retinologjik?

Dioptri e lartë do të thotë se syri është më i madh dhe strukturat e brendshme të syrit janë të zgjatura. Rreziku nga ndryshimi në retinë, sipas kësaj, është më i madh, (degjenerimi makular, ndryshimet makulare të miomës, rrezik nga ablacioni) prandaj rekomandohet të bëhet kontroll rinologjik te dioptritë e larta.

Pse bëhet OCT te kontrolli retinologjik?

OCT është incizim laserik shtresor i retinës dhe nervit optik dhe retinologëve (oftalmologëve që merren me pjesën e pasme të syrit) u jepet pasqyrë e qartë për gjendjen në pjesën e pasme të syrit dhe ndryshimet e mundshme.

A bëni ekzaminim FFA?

Po, te ne bëhet fundus angiografi fluoreshente. Paraqet procedurë mjekësore në të cilën ngjyra fluoreshente injektohet në rrjedhjen e gjakut. Ngjyra i thekson enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit që të mund të fotografohen. Paraprakisht oftalmologu doemos të vlerësojë a duhet ta bëni dhe t’jua sqarojë Protokollin për realizimin e të njëjtit. Shfrytëzohet për diagnostikim të çrregullimeve të syve, siç janë degjenerimi makular ose retinopatia diabetike.

Çfarë rezultate të priten pas terapisë anti – VEGF?

Rezultatet nga Anti – VEGF terapia dallohet varësisht nga ajo cila terapi jepet dhe cila është sëmundja. Në çdo rast, qëllimi është të ndërpritet dobësimi i shikimit.

Si shërohet retinitis pigmentoza?

Retinitis pigmentoza është sëmundje gjenetike e retinës ku shkatërrohen qelizat që janë përgjegjëse për shikim të mirë. Me qëllim që të mundësohet cilësi më e mirë e jetës, trajtohet retinitis pigmentoza me vitaminë A.

Jam person me diabet në çfarë kohë duhet të bëj kontroll?

Secili person me diabet doemos të bëjë kontroll të rregullt të syve së paku njëherë në vit. Domosdo kontrolli të përbëhet nga zgjerimi i bebëzave dhe shikim të pjesës së pasme të syrit, e jo vetëm kontroll i shikimit sepse ndryshimet mund tanimë të kishin ndodhur edhe pse nuk vëreni dobësim të shikimit.

A ndjehet dhimbje gjatë operacionit të vitrektomisë (ablacioni i retinës)?

Operacioni bëhet me anestezion lokal me seditacion. Ky operacion është tërësisht pa dhimbje. Ai zgjat mesatarisht rreth një orë, pas të cilit pacienti mund të shkojë në shtëpi që ditën e njëjtë.

A e mbulon këtë operacion FSSHRMV?

Po. Këtë operacion e mbulon Fondi. Më shumë detaje në: https://sistinaoftalmologija.mk/sorabotka-so-fzo/

Keratokonusi i kornesë

Si është kontrolli për keratokonus të kornesë dhe sa kushton?

Kontrolli për keratokonus është kontroll i hollësishëm oftalmologjik. Behën më shumë ekzaminime si: refrakcioni (përcaktimi kompjuterik i dioptrisë), përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes së syve, kontroll i segmentit të parëm dhe pasmë të syrit (pjesës fundore të syrit), analiza e kornesë me Pentakam. Në të njëjtin përfshihet biseda me mjekun për diagnozën tuaj, këshilla për trajtim të mëtutjeshëm dhe raporti. Kontrolli për shkak të hollësisë së tij zgjat diku rreth 2 orë dhe pas të njëjtit do të shikoni turbullt 2-3 orë. Kontrolli kushton 4100 denarë.

Si mjekohet keratokonusi?

Mjekimi i rasteve të lehta dhe mesatare të keratokonusit përbëhet nga mbajtja e syzeve dhe thjerrëzave gjysmë të forta ose të forta të kontaktit dhe ndjekje e rregullt e progresit të sëmundjes. Për format e avancuara të sëmundjes rekomandohet metoda cross-linking. Metoda cross-linking (corneal collagen cross-linking ose CXL) është intervenim në sy, i cili kryhet me qëllim që të ndalet ose të ngadalësohet progresi i mëtejshëm i sëmundjes. Te të rinjtë nën 30 vjet bëhet menjëherë.

Sa kushton ky intervenim?

Më hollësisht për çmimet shikoni në Çmimoren tonë.

A bëhet te ju transplantimi i kornesë?

Fillimisht duhet të vini në kontroll, që të konstatohet gjendja. Për shkak të partneritetit tonë me “Svjetlost“ – Zagreb, pacientët tanë e marrin këtë lloj trajtimi, nëse me të vërtetë ka nevojë.

Fëmijët dhe strabizmi

Pse te fëmijët bëhet skiaskopia dhe a është kjo e nevojshme për kontroll?

Skiaskopia është bllokim i muskujve që të vërtetohet dioptria e saktë e fëmijës. Është fakt se akomodimi te fëmija është shumë i lartë, ndërsa skiaskopia është e domosdoshme.

Cili është kufiri më i ulët i moshës për kontrollin e parë te fëmijët?

Nuk ekziston kufi moshe për kontroll te fëmijët. Nëse prindi vëren ndryshime, asnjëherë nuk është herët për kontroll oftalmologjik fëmijëror.

A është patjetër fëmija të dijë të lexojë që të kontrollohet?

Fëmija nuk është patjetër të dijë të lexojë. Për fëmijët e moshës parashkollore shfrytëzohen fotografi që janë bërë sipas rregullave të njëjta si shkronjat për të rriturit.

Sa vjet duhet të ketë fëmija për të bërë sondazhë të kanaleve të lotit?

Te 95% e fëmijëve, nga viti i parë i jetës hapen kanalet e lotëve me masazh. Gjatë vitit të dytë të jetës nëse kanalet e lotëve nuk hapen, duhet bërë sondazhë.

Sa kushton operacioni sondazha e kanaleve të lotëve?

Më hollësisht për çmimet mund të shikoni në Çmimoren tonë.

A mund të operohet nistagmusi (dridhja e syve)?

Nistagmusi parimisht nuk mund të shërohet, por për personat që kanë pozicion minus (nulta zonë), operacioni mund të ndihmojë.

A operoni strabizmin dhe si bëhet operacioni?

Në rast kur operacioni është zgjidhje më e mirë, pas ekzaminimeve precize para operacionit bëhet intervenim në muskujt që e lëvizin syrin. Operacioni i strabizmit bëhet nën anestezion të plotë dhe zgjat varësisht nga kompleksiteti i intervenimit, nga gjysmë ore deri në një orë e gjysmë. Qëllimi i operacionit është ta sjellë syrin në pozitën e dëshiruar, ndërsa në rast paralize, muskulit të syrit i kthehet lëvizshmëria. Që të arrihet pozita e dëshiruar e syrit, nevojitet me operacion të dobësohet ose forcohet veprimi i muskulit.

A mundet strabizmi të operohet më shumë herë?

Strabizmi nuk mund të operohet më shumë herë.

Sa kushton operacioni i strabizmit?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

Nëse kam strabizëm, a mund të bëj korrigjim të dioptrisë me laser?

Po, paraprakisht doemos të bëni kontroll të hollësishëm.

A bëni operacionin e kataraktit te fëmijët (katarakt i lindur)?

Po, te ne bëhet ky operacion. Gjatë operacionit bëhet prerje prej disa milimetrave dhe me ndihmën e ultrazërit hiqet thjerrëza e mjegulluar, ndërsa në vend të saj, me ndihmën e një prerje të vogël vendoset thjerrëz artificiale. Thjerrëza artificiale gjendet në vendin e njëjtë ku ka qenë ajo natyrore, kështu që nuk mund të shihet se është në sy dhe zgjat gjatë gjithë jetës. Trajtimin pas operacionit do t’jua sqarojë oftalmologu juaj.

Trajtimi i glaukomës

Nëse keni shtypje të lartë në sy, a do të thotë se ka glaukomë?

Jo. Por këshilla jonë është të bëni kontroll të hollësishëm.

A mundet glaukoma të shërohet me operacion?

Glaukoma nuk mund të shërohet me operacion, por mund të mbahet nën kontroll dhe të ngadalësohet progresi i sëmundjes. Pacienti vazhdon me terapinë e rregullt me pika, edhe pas operacionit.

Sa kushton operacioni i glaukomës?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

A mund të kem glaukomë pa pasur shtypje në sy?

Po, mundet. Prandaj, ju rekomandojmë të vini në kontroll për glaukomë.

Për çka shërben ekzaminimi i fushës pamore?

Ekzaminimi diagnostik i fushës pamore shërben për të vërtetuar funksionimin indirekt të nervit optik dhe retinës. E kontrollojmë funksionin e retinës dhe nervin optik që të shohim vallë ka ndonjë dëmtim.

Kirurgjia plastike

A bëni korrigjim të ptozës?

Po, te ne bëhet ky intervenim. Intervenimi për korrigjimin e ptozës kryhet me anestezion lokal, kështu që pacienti shkon në shtëpi të njëjtën ditë dhe vijon shërim i shpejtë. Edhe pse procedura te fëmijët është e njëjtë, nevojitet që të bëhet me anestezion të tërësishëm.

A bëni kirurgji estetike të kapakëve të syve, gjegjësisht kur kam lëkurë të tepërt dhe dua ta heq?

Po, intervenimi më i shpeshtë kirurgjik i kapakëve, që ua kthen freskinë dhe pamjen rinore, quhet blefaroplastika. Me operacion nën anestezion lokal hiqet lëkura e tepërt, indi yndyror dhe fijet e zgjatura muskulore të kapakëve të syve. Prerja bëhet në rrudhat natyrore të kapakut ose nën qerpikë dhe mbyllet me penj të cilët hiqen për shtatë ditë, me shërim të shpejtë dhe plagë thuajse të padukshme.

Nëse keni pyetje plotësuese që ju interesojnë ose ju duhen informata plotësuese, mund të na kontaktoni në numrat e telefonit:

Shkup: +389 2 3097 000;
Manastir: +389 47 226 900;
Gostivar: +389 42 210 800;
Tetovë: +389 44 357 111;

ose në postën elektronike: contact@sistinaoftalmologija.mk