Me sukses dhe krenari marshuam në ngjyrë rozë për ngritje të vetëdijes për shëndetin e gruas

“Keep an eye on women’s health” ishte emri ynë me të cilin marshuam

27.09.2020 (e diel) ecëm për heroinat e gjithë botës! Të bashkuar bashkë, të buzëqeshur, me energji pozitive dhe me gjitha masat e ndërmarra për mbrojtje, bëmë zhurmën ngjyrë rozë për „Race for the cure“ me shoqatën „Borka“ në Parku e qytetit në Shkup. Njëkohësisht kjo ngjarje u shënua edhe në 14 qytete tjera, si Manastir, Prilep, Ohër, Kavadar, Veles, Resnjë etj.

“Keep an eye on women’s health” ishte emri ynë me të cilin marshuam. Parandalimi për shëndetin e gruas është kyç. Secila grua duhet të kujdeset për vete sa më mirë që mundet nëpërmjet kontrolleve të rregullta dhe ekzaminimeve, sepse vetëm ashtu do të jetë miku më i mirë i vetvetes. Për ata të cilët me sukses e kanë fituar betejën me kancerin – një bravo të madhe për qëndrueshmërinë dhe këmbëngulësinë.

Në këtë ngjarje publikut iu drejtua zonja e parë prof. d-r Elizabeta Gjorgjievska, ministri i shëndetësisë d-r Venko Filipçe, ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes dhe kryetarja e shoqatës „Borka“ – Biba Dodeva.

„Përpara ngjyrë rozë, përpara heroina“.