Legjenda Bojan Krizhaj për shëndetin e tij e zgjodhi Maqedoninë!

Legjenda Bojan Krizhaj për shëndetin e tij e zgjodhi Maqedoninë!

Nëse i pyesni prindërit tuaj kush është Bojan Krizhaj, sigurisht do t’ju tregojnë se në kohën e tyre, secili do të dëshironte të skijojë si ai.

Bojan Krizhaj, reprezentuesi legjendar slloven i ish Jugosllavisë llogaritet si një nga skiatorët më të mirë në sllallom dhe sllallom të madh, i të gjitha kohërave në nivel botërore. Ka gjithsej 8 fitore të Kupës Botërore, ndërsa medaljen e parë e ka fituar në Kampionatin Botëror, në vitin 1982 na Shaldming, kur për vetëm për disa të qindta përfundon i dyti pas Ingemar Stenmark. Ata të dy zhvillonin betejë të pa kursyer për vendin e parë gjatë viteve që pasuan. Pas pensionimit sportiv, bën përpjekje për zhvillimin e skijimit gjithandej nëpër botë, dhe po ashtu edhe në vendin tonë, shfaq dëshirë të madhe për të ndihmuar në organizimin e Kupës së malit Sharr dhe është vendosur drejtor i këshillit organizativ në vitin 2012 dhe 2013.

Përveç si dashamirës i terreneve të skijimit në Maqedoni, Bojan Krizhaj vendosi ta zgjidhë problemin e tij me shikimin në „Sistina Oftalmologjia“ në Shkup.

„Pas të 50-tave, filloi të më përkeqësohet shikimi dhe kisha problem gjatë leximit, shikimit të TV, vozitjes gjatë natës ….. Ndodhte ndonjëherë gruaja ime në restorant ë porosisë për mua… sepse nuk mundja ta lexoj menynë… Filloi të më çrregullohet komfori im jetësor sepse nuk mundja më pa syze. Përfundimisht nevojitej të gjeja zgjidhje.“ – thotë Bojani.

Me siguri do të pyesni pse nga Sllovenia, e cila llogaritet si shtet me një nga sistemet më të mira shëndetësore në rajon, vjen në Maqedoni për operim të kataraktit.

„Kam shumë miq në Maqedoni, të cilëve u besoj dhe të cilët më drejtuan te „Sistina Oftalmologjia“. Dhe me të vërtetë, kur e pashë spitalin në Shkup, komunikimin me mjekun dhe ekipin, profesionalizmin e tyre, më ngjallën besim dhe nuk e kisha vështirë të vendos.“- sqaron Bojani.

Gjatë operimit të kataraktit, Bojanit i janë implantuar thjerrëzat më të sofistikuara multifokale, me të cilat mund të shohë pa syze afër dhe larg. Siç thotë edhe ai vetë: „Pas intervenimit, funksionoj normalisht, i kryej detyrat e mia të biznesit dhe jam aktiv në sport – pa kufizime.“

Ky intervenim është pa dhimbje dhe i shkurtër, ndërsa kryhet në „Sistina Oftalmologjia“, që është pjesë e grupacionit „Svjetlost“, Zagreb. Me hapjen e Repartit për Kirurgji Refraktive në vitin 2015., „Sistina Oftalmologjia“ mundësoi një nivel më të lartë të zgjidhjes të njëkohësishme të kataraktit dhe dioptrisë dhe vendosjes së këtyre thjerrëzave intraokulare, me të cilat fitohet shikim në tri distanca: të afërt, mesatare dhe të largët. Periudha pas operacionit është shumë e shkurtër dhe shpejt pacientët u kthehen obligimeve të tyre të përditshme.