Kontrollet e pacientëve

Bëjmë kontrolle oftalmologjike dhe japim mendime rreth intervenimeve për korrigjimin e dioptrisë me laser, dioptrisë së plakjes dhe vendosjes së thjerrëzave intraokulare, pa kushtëzuar kryerjen e intervenimit në klinikën tonë.

Kontrollet preventive të retinës bëhen për shkak të zbulimit të hershëm të dëmtimeve diabetike ose sëmundjeve degjenerative të makulës, por edhe për shkak të zbulimit të hershëm të tensionit të rritur në sy, si dhe për shkak të parandalimit të zhvillimit të glaukomës. Gjithashtu, bëjmë edhe kontrolle konsultative pas intervenimeve, tanimë të kryer, operative.

Kontrollet për syze

Te „Sistina Oftalmologjia“ për çdo ditë kryejmë kontrolle të ndryshme oftalmologjike. Kontrolli themelor oftalmologjik përbëhet nga përcaktimi i mprehtësisë së shikimit me dioptri nga larg dhe afër, matja e tensionit në sy, kontrolli i segmentit të parmë të syrit me biomikroskop (kapakëve të syve, konjuktivit, kornesë, bebëzës dhe thjerrëzave) dhe kontrolli subspecialist me zgjerim të bebëzave, nga kontrolli i segmentit të pasmë të syrit – fundusit (trupit të qelqtë, nervit të syrit, retinës dhe enëve të gjakut).

Nëse syri është i shëndoshë dhe ka vetëm dioptri, pacientit mund t’i jepen syze për larg dhe afër ose syze progresive.

Nëse gjatë kontrollit vërtetohet se ka ndonjë sëmundje të syrit (ndezje, katarakt, sy të thatë, problem me kapakët e syve, sëmundje të makulës, retinopati diabetike, glaukomë), atëherë pacientit i caktohet terapi ose i bëhen hulumtime plotësues dhe udhëzohet te oftalmologu subspecialist që është i specializuar për problematikën specifike.


Kontrollet për thjerrëza kontaktit

Te „Sistina Oftalmologjia“ për çdo ditë bëjmë kontrolle për thjerrëza kontakti. Gjatë kontrollit është e dëshirueshme pacienti të theksojë se kontrolli bëhet për shkak të mbajtjes së thjerrëzave të kontaktit, që të udhëzohet të oftalmologu i specializuar, me qëllim të caktimit të thjerrëzave të kontaktit. Gjatë kontrollit është mirë pacienti me vete t’i ketë ekzaminimet e syve dhe rezultatet e vjetra ose thjerrëzat e kontaktit, nëse i posedon.

Gjatë caktimit të kontrollit është e rëndësishme pacienti të theksojë nëse ka mbajtur ose mban thjerrëza kontakti dhe të cilit lloj janë ato (të buta, gjysmë të forta ose të forta). Nëse pacienti mban thjerrëza gjysmë të forta apo të buta, duhet të bëjë pauzë me mbajtjen e thjerrëzave të kontaktit, disa ditë para kontrollit, sepse kjo mund të ndikojë mbi saktësinë e përcaktimit të thjerrëzave të reja të kontaktit. Rekomandohet thjerrëzat gjysmë të forta para kontrollit të hiqen, aq ditë, për sa vite i ka mbajtur pacienti, ndërsa , thjerrëzat e buta të kontaktit duhet të hiqen plot tri ditë para kontrollit.

Përveç kontrollit të përgjithshëm oftalmologjik, gjatë kontrollit për thjerrëza kontakti në veçanti përcaktohen shtrembërimi i kornesë dhe cilësia e filmit të syrit dhe vendosen thjerrëza kontakti provuese, që të mund të zgjidhen thjerrëzat optimale për dioptrinë e pacientit dhe për nevojat e tij specifike.

Përveç kontrollit të zakonshëm për thjerrëza kontakti, japim edhe lente speciale kontakti për keratokonus dhe thjerrëza kontakti kozmetike.

Kontroll në kuadër të trajtimit të sëmundjeve sistemore

Me kontrollin e syve mund të diagnostikohen ose mund të ndihmojë në diagnostikimin e shumë sëmundjeve sistemore. Shumë shpesh, specialistët, internistët, kardiologët, diabetologët, neurologët ose mjekët e mjekësisë familjare për diagnostikim të sëmundjes kërkojnë edhe kontroll oftalmologjik, edhe atë për dy arsye. E para, me kontrollin e syve dhe veçanërisht të pjesës së pasme të syrit mund të vërtetohet gjendja e përgjithshme e enëve të gjakut të organizmit te hipertensioni arterial, ateroskleroza, diabeti ose sëmundja celebro vaskulare.

Oftalmologu në rezultatin e tij, kolegut internist, neurolog ose diabetolog, ia shënon gjendjen me enët e gjakut dhe ndihmon gjatë vlerësimit të kohëzgjatjes së tensionit të rritur të syve, diabetit ose gjendjes së sklerozës së enëve të gjakut. Te kontrollet e syve mund të vërtetohet përparimet ose përmirësimet e gjendjes së përgjithshme.

E dyta, internisti, neurologu ose diabetologu, duke e ditur që disa sëmundje sistemore mund ta dëmtojnë syrin si organ, si për shembull, te diabetikët, e udhëzon pacientin e tij, që nuk ka problem me shikimin, në kontroll parandalues që të mund të vërtetohet dëmtimi eventual i syve në kuadër të sëmundjeve sistemore.

Kontrollet oftalmologjike

Te „Sistina Oftalmologjia“ për çdo ditë kryejmë kontrolle të ndryshme oftalmologjike. Kontrolli themelor oftalmologjik përbëhet nga përcaktimi i mprehtësisë së shikimit me dioptri nga larg dhe afër, matja e tensionit në sy, kontrolli i segmentit të parmë të syrit me biomikroskop (kapakëve të syve, konjuktivit, kornesë, bebëzës dhe thjerrëzave) dhe kontrolli subspecialist me zgjerim të bebëzave, nga kontrolli i segmentit të pasmë të syrit – fundusit (trupit të qelqtë, nervit të syrit, retinës dhe enëve të gjakut).

Nëse syri është i shëndoshë dhe ka vetëm dioptri, pacientit mund t’i jepen syze për larg dhe afër ose syze progresive.

Nëse gjatë kontrollit vërtetohet se ka ndonjë sëmundje të syrit (ndezje, katarakt, sy të thatë, problem me kapakët e syve, sëmundje të makulës, retinopati diabetike, glaukomë), atëherë pacientit i caktohet terapi ose i bëhen hulumtime plotësues dhe udhëzohet te oftalmologu subspecialist, që është i specializuar për problematikën specifike.

Kontrolli oftalmologjik mesatarisht zgjat rreth një orë, nëse nuk nevojiten hulumtime plotësuese. Për shkak të zgjerimit të bebëzave, disa orë pas kontrollit shikimi mund të jetë lehtë i turbulluar dhe gjatë asaj kohe nuk rekomandohet drejtimi i automjeteve.

Kontrolli oftalmologjik

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy-kontrolli i segmentit të parmë të syve.
1.000,00

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-kontroll i segmentit të parmë dhe pasmë të syve.
1.650,00

Kontrolli para operimit të kataraktit

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit, eko/biometria, IOL master.
2.400,00

Korrigjimi i dioptrisë me laser

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-analiza e kornesë me Pentakam.
*4.270,00
2.135,00

Kontrolli për mendim konziliar

2.000,00

Konsultimi me oftalmolog

500,00

Kontrolli

600,00

Kontrolli pas operacionit

Kontrolli tre muaj pas korrigjimit të dioptrisë me laser.
1.140,00

Ndërrimi i thjerrëzave terapeutike të kontaktit

300,00

Aksioni zgjat deri më 30.11.2020

Çmimet janë të shprehura në denarë.