Keratokonusi i kornesë

Keratokonusi është ndryshimi më i shpeshtë degjenerues i kornesë, karakteristik me atë që nuk bëhet pastrim progresiv i kornesë, e cila merr forme konike. Sëmundja prek një person në dy mijë, edhe atë më shpesh meshkuj sesa femra. Paraqitet të të gjitha popullsitë në botë, edhe pse më shpesh është e pranishme te disa grupe etnike.

Keratokonusi është sëmundje progresive e kornesë që manifestohet me hollimin e saj dhe ngritjen në formë të konusit. Si pasojë e kësaj ngritje, kur hyn drita në sy përthyhet në mënyrë jo të drejtë dhe ndodh edhe shtrembërim i fotografisë.

Shkaku i paraqitjes

Shkaku i paraqitjes është mutacioni i gjeneve përgjegjëse për ndërtimin e kornesë, kur ajo është e dobët nga lindja dhe e prirë për deformime. Kornea e tillë mund të fitojë keratokonus nëse është e ekspozuar në disa faktorë nga rrethina që e nxisnin atë (nxitës). Faktorë nxitës janë kruarja e fuqishme e syve (fërkim mekanik i kornesë), alergjitë e shpeshta, ndezjet, irritimet nga ambienti.

Studimet e reja u kushtojnë rëndësi të veçantë hormoneve gjatë zhvillimit të keratokonusit. Kështu, kortizoli (hormon i stresit) llogaritet një nga nxitësit kryesore në jetën bashkëkohore. Po ashtu, balansi i estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë përparim të shpejtë të sëmundjes.

Simptomat

Simptomat e para janë funksionim i vështirësuar në mbrëmje, shpërndarja e dritës rreth burimit të dritës, në formë të aureolës ose yjeve. Në dritën ditore paraqitet fotosensitivitet ose ndjeshmëri e tepërt në dritë. Gjatë kontrolleve te oftalmologu mund të vërehet rritja e shpejtë e dioptrisë dhe cilindrit ose ndryshim i boshtit të cilindrit. Ata që mbajnë thjerrëza kontakti bëhen shumë të ndjeshëm ndaj thjerrëzave, ndërsa më pastaj edhe me çfarëdo aksesori tjetër (syze ose thjerrëza) nuk arrijnë të pamur të mirë.

Në stadin shumë të avancuar të sëmundjes, kur kornea do të hollohet tepër, te ajo mund të paraqiten plasaritje të vogla, nga të cilat paraqitet dhimbje në sy dhe turbullim i menjëhershëm i të pamurit.


Metodat e trajtimit të keratokonusit

Trajtimi i rasteve të lehta dhe mesatare të keratokonusit përbëhet nga mbajtja e syzeve dhe thjerrëzave gjysmë të forta ose të forta të kontaktit  dhe përcjellja e rregullt e progresit të sëmundjes. Për format progresive të sëmundjes rekomandohet metoda crosslinking. Pacientët që mirë i durojnë thjerrëzat shpesh janë të kënaqur me shikimin e tyre, ndërsa ata pacientë me stadium të avancuar të keratokonusit, të cilët nuk mund të mbajnë thjerrëza, dhe mprehtësinë e shikimit e kanë  nën 30%, me hollim të theksuar të kornesë, janë kandidatë për operim të kornesë. Nëse vjen deri te dekompensimi i kornesë dhe nëse ajo në pakthim e ka humbur tejdukshmërinë e saj, atëherë transplantimi perforativ i kornesë  është metoda e vetme që mund ta zgjedhin këta pacientë . Teknikat më të mira që përdoren për diagnostikim dhe përcjellje të rrjedhës së sëmundjes janë OCT ‒ tomografia optike koherente e pjesës së parme të syrit dhe Pentacam ‒ topografia e kompjuterizuar korneale.

Crosslinking

Metoda cross-linking (corneal collagen cross-linking ose CXL) është intervenim në sy, i cili bëhet me qëllim që të ndërpritet ose ngadalësohet përparimi i mëtutjeshëm i sëmundjes. Te të rinjtë nën 30 vjet bëhet menjëherë!

Metoda zhvillohet në mënyrën vijuese:

  1. Hiqet epiteli (shtresa e jashtme mbrojtëse e kornesë);
  2. Riboflavinë (vitaminë B2) pikohet në korne, derisa të mbushet e tëra (si shpuzë)
  3. Me rrezatim ultravjollcë rrezatohet kornea, derisa të aktivizohet riboflavina në të.

Vetë metoda zgjat prej 60 deri 90 minuta, kryhet sipas protokollit të përcaktuar në mënyrë precize (Protokoli të Drezdenit) për rezultate më të mira.

Vetë metoda nuk është e rrezikshme për të pamurit ose për syrin, mund të kryhet edhe më shumë herë, por më shpesh nevojitet vetëm një cross – linking në jetë, pasi që efektet e tij zgjasin rreth 20 vite.

Personave që u rekomandohet crosslinking janë pacientë me keratokonus, trashësia e kornesë të të cilëve nuk është nën 390 mikronë, pacientët kornea e të cilëve është e pastër dhe pa mbresa, vlerat e meridianëve kornealë të të cilëve kanë më shumë dioptri 58, ndërsa mprehtësia e shikimit me syze është 0,9, ose më pak.

Trajtimi pas operacionit

Pas intervenimit, pacientët mbajnë thjerrëza të buta kontakti, për disa ditë, derisa të rigjenerohet shtresa sipërfaqësore e syrit (epiteli). Si terapi, shfrytëzojnë anibiotik topik (pika në sy) dhe pika anti – inflamatore,  rreth 6 javë. Kontrollet bëhen në dy javë, për shkak të matjes së shtypjes intraokulante dhe kontrollit të kornesë, regjenerimit si dhe riboflavinës në të. Disa javë pas operacionit mund t’u kthehen obligimeve jetësore dhe të punës.

Kthjelltësia e të pamurit

Efektet nga cross – linking-u në kuptim të përforcimit dhe rrafshimit të kornesë paraqiten gradualisht, nga dita e intervenimit gjatë 6-8 muajve, por edhe një viti pas intervenimit. Në ditën e intervenimit vetëm aktivizohet riboflavina (substancë fotoaktive), e cila pastaj gjatë muajve krijon lidhje të forta kimike në vetë strukturën e kornesë. Prandaj pentakamet kontrolluese bëhen disa muaj pas intervenimit.

Ajo që më shumë i intereson personat me keratokonus është, a do të mund të shohë mirë dhe kur. Trajtimi i keratokonusit është i ngadalshëm dhe duhet durim. Në fund, pasi që kemi fituar korne të fortë dhe të rrafshët me anë të metodës cross – linking dhe pasi e kemi vërtetuar stabilitetin e sëmundjes mund të fillojmë me korrigjimin.

Çdoherë, në fillim korrigjohet të pamurit me syze, varësisht nga dioptria dhe lartësia e cilindrit, pacientit mund t’i propozojmë thjerrëza kontakti: të buta ose RGP (gjysmë të buta që lëshojnë gazin). ROSE K janë thjerrëza speciale të dedikuara për korne me keratokonus. Me ato mund të arrijmë kthjelltësi të shkëlqyeshme të shikimit te personat me keratokonus, kështu që vetë sëmundja të mos jetë pengesë, as edhe në kryerjen e profesioneve të caktuara specifike që kërkojnë të pamur preciz  (shofer, punëtor në uzinë ose ueb –dizajnues).

Kontrolli oftalmologjik

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy-kontrolli i segmentit të parmë të syve.
1.000,00

Pentakami

Diagnostikimi për analizë të kornesë.
3.100,00

Prova e përshtatjes së thjerrëzave ROSE K

Thjerrëza speciale për persona me keratokonus.
5.100,00

Metoda cross linking

Çmimi është vetëm për njërin sy.
49.200,00

Çmimet janë të shprehura në denarë.