Intervenimet plastike

Intervenime për kthimin e funksionit normal të kapakëve të syve

Ndryshimet degjenerative të kapakëve nuk janë vetëm probleme estetike, por shpesh mund të shkaktojnë ndryshime të përhershme dhe serioze të segmentit të parëm të syrit. Kirurgët tanë i bëjnë të gjitha llojet e intervenimeve për kapakët që të mund të vihet funksionim normal i syrit. Intervenimet kryhen me anestezion lokal, ndërsa pacientët shkojnë në shtëpi që të njëjtën ditë.

Gjatë procesit të plakjes, lëkura e kapakut bëhet më e hollë, më pak elastike, e humb mbështetësin, që sjell deri te humbja e indit yndyror, lodhja e tetivave të muskulit të syrit sjell deri te çlirimi i tepërt i kapakut, blefarohalaza e kapakëve të epërm dhe të poshtëm të syve (lëkura tepricë që varet mbi sy dhe kapakë), pastaj ptoza (kapakë të lëshuar), ektropion dhe entropion (vërtitje e tepruar e kapakut kah syri ose kah pjesa e jashtme). Sot, për korrigjim të ndryshimeve që ndodhin, në dispozicion kemi metoda jo kirurgjike dhe metoda kirurgjike.

Me aktivitetin e përditshëm të muskujve të fytyrës (mrrolje, habi, qeshje) krijohen rrudha në ballë, mes vetullave, dhe në këndin e jashtëm të syrit.

Me metoda kirurgjike trajtohen blefarohalaza në kapakët e epërm dhe të poshtëm  dhe ptoza me prejardhje të ndryshme. Bëhet prerje e rrudhave natyrore të kapakut, kështu që varra pastaj nuk njihet, ndërsa lëkura hiqet. Në raste kur duhet të rregullohet pozita e kapakut që është ndryshuar pasi që e ka humbur mbështetjen muskulore, bëhet intervenim me të cilin kapaku kthehet në pozitën e tij natyrore.

Duke pasur parasysh gjithë atë që u theksua, kemi numër të madh mundësish të dukemi dhe të ndjehemi të rinj edhe për një kohë të gjatë.

Blefaroplastika

Intervenimi më i shpeshtë kirurgjik i kapakëve, i cili jua kthen freskinë dhe pamjen rinore, quhet blefaroplastikë. Blefaroplastika estetike kryhet në rast të lëkurës së tepërt në kapakë (dermatohalazis), që shpesh për shkak të plakjes e ka humbur elasticitetin e vet, prandaj varet mbi këndet e kapakut të syrit, e mund të jetë i lidhur edhe me prolaps të indit yndyror nga orbita e cila shkakton krijimin e jastëkëve yndyror dhe nënsyve. Blefaroplastika funksionale kryhet në raste kur përveç lëkurës së tepërt, mund të jenë të dobësuara edhe muskujt dhe pastaj vjen deri të lëshimi i kapakut me pamundësi të ngritjes së tij (ptoza). Me intervenim operativ, nën anestezion lokal, hiqet lëkura e tepërt, indi yndyror dhe fijet e tërhequra muskulore të kapakëve të syve.

Prerje bëhet në rrudhat natyrore të kapakut ose nën qerpikët dhe mbyllet me penj që hiqen pas shtatë ditëve, me shërim të shpejtë dhe thuajse varrë të padukshme.

Korrigjimi i ptozës (kapakut të lëshuar)

Ptoza është term mjekësor për kapakun e lëshuar. Pacienti që ka ptozë nuk është në gjendje në tërësi ta hap syrin, sepse kapaku i epërm e mbulon bebëzën. Përveç që paraqet problem estetik, gjithashtu mund të shkaktojë edhe pengesa funksionale të shikimit dhe ndërprerje të zhvillimit të shikimit te fëmijët, ndërsa të rriturve u vështirësohet funksionimi në jetën e përditshme. Mund të jetë e pranishme që nga lindja e fëmijës, prandaj quhet e lindur dhe shkaktohet për shkak të gabimeve në zhvillim, derisa fëmija ende është në mitrën e nënës. Nëse fëmija lind me prozë që pamundëson shikim normal, duhet që sa më shpejtë të bëhet operimi, sepse syri i fëmijës nuk do të zhvillohet dhe do të mbete me shikim të dobët për gjithë jetën.

Ptoza e fituar te të rriturit ndodh si pasojë e lëndimeve ose ndryshimeve degjenerative të muskujve dhe tetivave të kapakëve, të shkaktuara nga plakja. Ptoza mjekohet me intervenim kirurgjik dhe ekzistojnë më shumë lloje të operacioneve. Zgjedhja e intervenimit varet nga lloji dhe shkalla e ptozës. Nëse muskuli që e ngre kapakun (levator palpebrae) e ka ruajtur një pjesë të funksionit, operimi bëhet me shkurtimin e tij. Nëse rastësisht ai muskul nuk ka ruajtur mjaft funksionin e tij , kapaku me procedurë të veçantë lidhet me muskujt e ballit që e marrin funksionin e kapakut (brow suspension). Intervenimi për korrigjimin e ptozës bëhet me anestezion lokal, kështu që pacienti shkon në shtëpi të njëjtën ditë dhe pason shërim i shpejtë. Edhe pse procedura te fëmijët është e njëjtë, nevojitet të bëhet me anestezion të përgjithshëm.

Korrigjim i pozitës sëçrregulluar të kapakut (ektropion, entropion)

Te të rriturit ndonjëherë vjen deri te vërtitja e këndeve të kapakëve për shkak të ndryshimeve në strukturën e këndeve, që shkaktohet nga ndryshimi i muskujve që i mbajnë kapakët, tetivave të tyre dhe lëkurës përreth. Shpesh, gjendjet e tilla paraqiten pas dëmtimit të syve për shkak të mbresave ose pas sulmit në tru dhe gjendjeve të ngjashme në tru, që sjellin deri te lëndimi i nervit që i zgjon muskujt që e lëvizin kapakun. Muskujt përreth tanimë nuk janë në gjendje ta mbajnë kapakun me qerpikët në pozitë të drejtë, por vjen deri te vërtitja e këndit të kapakut. Këndi i kapakut mund të vërtitet nga jashtë (ektropia), e syri nuk mund të mbyllet, lotët lotojnë nëpërmjet këndit dhe vjen deri te tharja e kornesë dhe segmentit të parmë të syrit.

Këndi i kapakut mund të vërtitet edhe nga brenda (entropia), prandaj mund që vazhdimisht ta grithin pjesën e parme të syrit, duke bërë plagë në korne, ndërsa pacienti me dhimbje, kuptohet, vjen në ordinancë te mjeku. Me operacioni me anestezion lokal përforcohet këndi i kapakut dhe vendoset në pozitë që përshtatet ose formohen ngjitje të reja të muskulit që të mund të kthehen forma dhe funksioni i vërtetë. Penjtë hiqen në kontrollin e parë, një javë pas operimit, e aq kohë nevojitet që të tërhiqen nxirja që krijohet aty ku është kryer intervenimi.

Kirurgjia e kanaleve të lotëve

Që syri të ketë funksion të drejtë, i domosdoshëm është film cilësor dhe mirë i shpërndarë i lotëve. Te aparati i lotëve është i rëndësishëm funksioni i mirë i të gjitha pjesëve të tij: gjëndrat e lotit, kapakët dhe kanalet e lotit. Syri dhe hunda janë të lidhur me kanalin nazal që shërben që të rrjedhë teprica e lotëve në hundë. Në disa raste, për shkak të ndezjeve të shpeshta, për shkak të lëndimeve ose ngushtimeve të lindura, vjen deri te mbyllja e atij kanali. Kjo gjendje manifestohet me lotim të rritur (epiforë) dhe infeksione shoqëruese për shkak të qëndrimit të lotëve në qesen e lotëve që gjendet në fillimin e kanalit.

Në rast kur ndezja nuk mund të zgjidhet me terapi antibiotike, e as të krijohet kalim i sërishëm i kanalit, bëhet operimi që quhet dakriocistorinosomia (DCR). Ky është operim me të cilin përsëri vendoset vazhdimësi të kanaleve dhe me të mundësohet rrjedhja e lotëve të tepërt të syrit nëpërmjet qeses së lotëve dhe rrugëve të lotëve kah zgavra e hundës. Gjatë intervenimit vendoset qese silikoni, e cila në sy qëndron rreth gjashtë muaj. Intervenimi bëhet me anestezion të përgjithshëm, ndërsa kontrolli i parë bëhet pas shtatë ditëve, pas së cilës personi mund të kthehet në punë.

Te fëmijët, në disa raste, është e pranishme tendenca e ngushtimit të lindur të kanaleve të lotëve. Nëse kanali i lotit nuk hapet spontanisht  me ndihmën e masazhit dhe higjienës, gjatë vitit të dytë të jetës kryhet sondimi me anestezion të përgjithshëm. Nëse kanali nuk hapet as në këtë mënyrë, atëherë sondimi përsëritet me vendosjen e qeses së silikonit.

Heqja e tumorit në zonën rreth syrit

Tumoret në kapakë, si dhe në çdo vend tjetër të trupit, doemos të merren me seriozitet. Ndryshime më të shpeshta që ndodhin janë beninje (ciste, lytha, ndryshime të ndezjeve) dhe mund të shërohen me ilaçe ose me intervenime të rëndomta kirurgjike. Për fat të keq, në disa raste, ndryshimet mund të kenë karakter malicioz. Përveç faktit që disa lloje të tumorit mund të zgjerohen në afërsi dhe vende më të largëta, në rast kur gjenden në vende të ndjeshme dhe sensitive, siç janë kapakët ose zona përreth syrit, nevojitet që heqja e tyre të bëhet me kujdes dhe me shumë ndjeshmëri nëpërmjet rekonstruktimit të pjesëve të lëkurës dhe strukturave tjera përreth, me qëllim që të mund të ruhen funksioni i drejtë i kapakut dhe pamja estetike e pacientëve.

Mes tumoreve më të shpeshtë malinj që kërkojnë operim janë: karcinoma në qelizat bazale, karcionoma skuamoze ose, më rrallë, melanoma. Heqja e tumorit bëhet me anestezion lokal, ndërsa kontrolli i parë është pas shtatë ditëve, kur rekomandohet edhe kthimi në obligimet e përditshme.

Orbitopatia distiroide (endokrine)

Në disa raste, pacientët me çrregullim të punës së gjëndrës tiroide kanë problem me sytë (skuqje, ndjeshmëri, ndjenjë e tensionit, shukim i „gungëzuar“, diplopi). Këto ndryshime janë rezultat i grumbullimit të antitrupave në strukturën e syrit, fillimisht te muskujt dhe indi yndyror në pjesën e pasme, që sjell deri te shtyrja e syrit nga përjashta. Ndryshimet në muskuj sjellin deri te dëmtimi i lëvizjes së syrit, që shkakton krijimin e fotografisë së dyfishtë (kopje, diplopi). Përveç pengesave subjektive që i shkakton sëmundja, plotësisht shkakton edhe ndryshime të syve. Ndryshim më tipik është sytë e „gungëzuar“, i cili përveç që ndikon në pamjen estetike të pacientit, mund të lë edhe pasoja afatgjate në sipërfaqen e vetë syrit, sepse syri thahet për shkak të pamundësisë për kapsitje normale dhe mbyllje.

Gjithashtu, pacienti mund të ketë problem me fotografi të dyfishtë për shkak të ndryshimeve në muskujt që e lëvizin njërin sy, e syri nuk është në gjendje ta ndjekë tjetrin gjatë shikimit. Më shërim të obligueshëm internistik të gjëndrës tiroide, shpesh nevojitet edhe shërim plotësues oftalmologjik. Kur nuk mund të përmirësohet gjendja me ilaçe dhe me botoks, bëhet operim i kapakut dhe muskujve të syrit. Intervenimet e këtilla bëhen me anestezion lokal. Gjatë intervenimit në kapak, strukturat e tij vazhdohen që të korrigjohet shkurtimi dhe tkurrja e indit, që janë shkaktuar për shkak të çrregullimit të hormoneve tiroide. Gjatë kohës së intervenimit në muskujt e syve korrigjohet strabizmi dhe përmirësohet lëvizja e syrit, që janë pasojë e humbjes së elasticitetit të muskujve. Pas operimit të muskujve, rekomandohet abstenim për tre javë nga aktivitetet fizike, shmangie e hapësirave të tymosura dhe terapi me pika.