Diabeti dhe retina

Të gjitha vitrektomitë kryhen me prerje më të vogla se 1 mm (23, 25 dhe 27 gauge) dhe pas intervenimit shkoni në shtëpi. Përveç metodës operative, bëjmë kurim edhe me medikamente të sëmundjeve të retinës me trajtimin anti–VEGF me injektim të injeksionit intraokular Avastin dhe injeksionit më të ri Eylea.

Diabeti dhe syri

Diabeti është shkaku për verbërim dhe për shikim të keq te popullata e aftë për punë në botë. Syri i personave me diabet, që kanë glikemi jo të rregulluar, më shpesh marrin infeksione të syve që më vështirë trajtohen, shkaktohen procese degjenerative dhe më herët  zhvillohet katarakti. Komplikimi serioz i syrit që shkaktohet për shkak të diabetit është retinopatia diabetike.

Ç’është retinopatia diabetike?

Retinopatia diabetike është komplikim i shkaktuar nga diabeti, i cili paraqet dëmtim të mbështjellësit të brendshëm të syrit (retinës) që është i ndërtuar nga qeliza nervore (neurone), fotoreceptorë, enë gjaku dhe qeliza tjera ndihmëse që ndihmojnë në bartjen e sinjalit pamor. Retina e pranon dritën që hyn në sy dhe e shndërron në impuls elektrik, e bart impulsin nëpër nervin e syrit deri te truri ku formohet fotografia. Retinopatia diabetike në realitet është kombinim i mikroangiopatisë (gjendje gjatë së cilës pësojnë enët e vogla të gjakut në retinë) dhe neuropatisë (gjendje gjatë së cilës pësojnë qelizat nervore).

Pse është i rëndësishëm zbulimi dhe trajtimi i hershëm i retinopatisë  diabetike?

Te retinopatia tanimë e zhvilluar, enët e reja të formuar të gjakut që kanë mure të dobëta dhe që janë anormale e shkatërrojnë indin e shëndoshë të retinës në atë mënyrë që pëlcasin dhe gjakojnë ose e pengojnë qarkullimin e shëndoshë. Me kurimin e hershëm me injeksione dhe me laser arrihet shkatërrimi atyre enëve të reja të krijuara të gjakut. Njëkohësisht, zhvillimi i tyre mund të parandalohet nëse në kohë fillohet me injeksione dhe me laser.

Çka ndodh nëse retinopatia diabetike është në fazë të avancuar?

Nëse retinopatia diabetike është zhvilluar deri në shkallën e retinopatisë diabetike proliferative, gjatë së cilës enët e reja të krijuara të gjakut pëlcasin dhe gjakojnë në sy, dhe pikërisht për këtë shkatërrohet dhe shkëputet retina, mënyra e vetme për trajtim është me ndihmën e operimit. Ky operacion është i njohur si vitrektomia dhe është krejtësisht pa dhimbje. Vetë operacioni kryhet me anestezion lokal dhe pas tij shkoni në shtëpi të njëjtën ditë. Sot, duke pasur parasysh zhvillimin e teknologjisë dhe teknikën e operimit, këto operacione janë  me invazion minimal dhe rezultati pamor është më i mirë.

Si parandalohet zhvillimi i retinopatisë diabetike?

Që të mos ndodhin këto komplikimi të rënda të diabetit, secili person me diabet doemos të bëjë kontroll të rregullt të syve, së paku një herë në vit. Kontrolli doemos të përbëhet nga zgjerimi i bebëzës dhe kontrolli i sfondit të syrit, e jo vetëm kontrolli i shikimit, pasi që ndryshimet ndoshta tanimë kanë ndodhur, edhe pse nuk vëreni dobësim të shikimit.

Përse „Sistina Oftalmologjia“?

Përparësia jonë në trajtimin e retinopatisë diabetike është fakti që kemi oftalmologë të cilët ekskluzivisht merren me shërimin e kësaj gjendje. Diagnostikimi dhe terapia mund të bëhen të njëjtën ditë. Posedojmë aparate më moderne që mundësojnë diagnostikim dhe plan preciz të shërimit. Aplikimi i injeksioneve, laseri, si dhe 25 dhe 27 g vitrktomi, mundësojnë shërim pa dhimbje dhe me invazion minimal, shërimi është i shpejtë dhe nuk ka shtyrje, e as pritje për operim.

Degjenerimi i  makulës nga pleqëria ose njolla e verdhë

Makula ose njolla e verdhë është pjesa e mesme e retinës që na mundëson shikim qendror, lexim dhe dallim të detajeve të imta. Degjenerimi i makulës është sëmundje që më shpesh paraqitet te personat më të vjetër, zakonisht mbi 50-vjeçar, ndërsa rezulton me humbje të shikimit në pjesën e mesme të fushës pamore, prandaj e vështirëson dhe e pamundëson leximin dhe njohjen e personave, edhe pse shikimi tjetër periferik mundëson aktivitete tjera të përditshme. Rrezik – faktorë, përveç viteve, janë edhe anamneza familjare, duhani, tensioni i rritur i gjakut dhe yndyrat. Kjo gjendje paraqitet në dy forma: „e thatë“ dhe „e njomë“.

Çka është degjenerimi nakular i thatë, e çka është i njomë?

Forma e thatë e degjenerimit makular karakterizohet me ndryshime gjatë të cilave vjen deri te shkatërrim i qelizave të retinës, të cilat janë përgjegjëse për shikimin. Forma e thatë më ngadalë avancon nga për dallim nga forma e njomë e degjenerimit makular dhe me kalimin e kohës sjell deri te zvogëlimi i pakthyeshëm i mprehtësisë së shikimit. Forma e thatë më e rëndë e degjenerimit makular sjell deri te pjesët krejtësisht të zhveshura të retinës që ngjajnë me hartën gjeografike. Për fat të keq, momentalisht nuk ekziston  asnjë mënyrë efikase për shërimin e degjenerimit makular të thatë, por ekziston mënyrë për ngadalësimin e progresit të tij me ndihmën e komplekseve të vitaminave që kanë përqendrim të lartë të antioksiduesit lutein, për të cilat është vërtetuar se e ngadalësojnë avancimin e degjenerimt të thatë senil të makulës, si dhe kalimin e saj në të njomë.

Forma e njomë e degjenerimit makular senil karakterizohet me shkatërrimin e indeve në makulë që sjell deri te rritja e enëve anormale të gjakut, gjakosje dhe lëshim i lëngut përreth indeve retinale. Si pasojë e kësaj janë të ënjturat dhe eksudatet që i ndajnë palë – palë shtresat retinale, që sjellin deri te dëmtimi i qelizave nervore dhe fotoreceptorëve.

Cilat janë simptomat e degjenerimti të njomë makular?

Simptomat më të shpeshta të kësaj forme të degjenerimit makular janë dobësim i shikimit qendror, lexim i vështirësuar, paraqitja e hijes në pjesën qendrore të shikimit ose humbja e një pjese të fotografisë në qendër, vija të shtrembëruara (p.sh. gjatë zgjidhjes së fjalëkryqit), vështirësi në dallimin e ngjyrave dhe shërimi i ngadaltë i shikimit gjatë kalimit nga hapësira e ndritshme në atë të errët.

Si diagnostikohet degjenerimi i njomë makular?

Oftalmologu me përvojë, vetëm me zgjerim të bebëzave dhe kontroll të makulës mund të vërejë gjakderdhje dhe ënjtje të njollës së verdhë. Vërtetim i diagnozës fitohet në të njëjtin kontroll me incizim me pajisjen OCT. Ndonjëherë, vërtetimi plotësues i diagnozës bëhet me angiografi fluoreshente.

Si shërohet degjenerimi i njomë makular?

Edhe pse degjenerimi i njomë makular, për dallim nga ai i thatë, shkakton humbje të shpejtë të shikimit, sot ekzistojnë shumë ilaçe efektive të njohura si anti-VEGF (angl. anti-Vascular Endotheilal Growth Factor), të cilët e zvogëlojnë gjakderdhjen dhe rrjedhjen e lëngut nën makulë dhe të cilët e përmirësojnë shikimin. Ilaçet patjetër të pranohen në sy në formë të injeksioneve. Injeksionet jepen në sy me anestezion lokal dhe nuk kanë dhimbje. Pasi që aplikimi do të kryhet në ambulancë, pacienti shkon në shtëpi. Shërimi duhet filluar herët, zgjat me muaj deri në disa vite dhe nënkupton aplikim të injeksioneve intravitreale në intervale të ndryshme kohore (në pajtim me rekomandimin e mjekut). Në Maqedoni, në treg janë të regjistruar ilaçet si Avastin (bevacizumab) dhe Eylea (aflibercept), ndërsa në fazën klinike të hulumtimit janë Fovista (anti-PDGF – angl. Anti Platelet Derived Factor) dhe Brolicizumab.

Pse janë të rëndësishme zbulimi i hershëm dhe parandalimi i sëmundjes?

Për pacientët që janë më të vjetër shumë me rëndësi është të bëhet kontroll parandalues oftalmologjik, gjatë të cilit me zgjerim të rëndomtë të bebëzave mund të përcaktohet në çfarë gjendje është makula. Ndryshimet fillestare të degjenerimit të njomë makular mund të diagnostikohen para se pacienti të vërejë ndryshime në shikim dhe mund me sukses të shërohet me injeksionet e përmendura.

Pse „Sistina Oftalmologjia“?

Shërimi me injeksione bëhet në ambulancë dhe gjithë procedura zgjat 15-minuta. Shërimi planifikohet individualisht sepse pajisja jonë OCT mundëson zbulim edhe të ndryshimeve më subtile. „Sisitina oftalmologjia“ është pjesë e grupacionit „Svjetllost“, që ka përvojë të madhe në trajtimin e kësaj sëmundje, pasi që aplikimin e ka filluar nga viti 2005, disa muaj pasi që ky trajtim është zbuluar në Amerikë. Për momentin, klinikat „Svjetllost“ janë pjesë e studimit amerikan për hulumtim të ilaçit të ri për degjenerimin e njomë makular – Fovista, për shkak se e plotëson nivelin diagnostik – teknologjik për hulumtim të ilaçeve të reja për sëmundjen e retinës.

Ç’është ablacioni i retinës?

Ablacioni i retinës ose shkëputja e retinës është gjendje urgjente që patjetër duhet të operohet në afat prej 24 orëve. Gjatë ablacioni, retina pëlcet dhe formohet vrime retinale. Ablacioni i retinës ndodh si rezultat i hyrjes së ujit të syrit nëpër një vrimë të vogël të retinës, pas së cilës vrima zgjerohet dhe e ngre retinën përreth. Nëpër vrimën retinale hyn uji i syrit dhe e shkëput retinën nga sfondi i syrit.

Cilat janë simptomat e ablacionit të retinës?

Првите симптоми често се само блесови, светкања како молњи и црни точки во видното поле, ако при пукнувањето на ретината се појави и мала количина крв во витреалниот простор. Состојбата се влошува со појава на завеса во видното поле. Кога одлепувањето ќе стигне до центарот на видот или макулата, што може да се случи во рамките на 1 до 2 дена, видот доста се намалува и не може повеќе да читате нити да препознавате други лица.

Cilat janë simptomat e ablacionit të retinës?

Simptomat e para shpesh janë vetëm shkëlqime, ndriçime si rrufe dhe topa të zi në fushën pamore, nëse gjatë pëlcitjes së retinës paraqitet edhe një sasi e vogël e gjakut në hapësirën vitreale. Gjendja përkeqësohet me paraqitjen e perdes në fushën pamore. Kur shkëputja do të arrijë deri te qendra e shikimit ose makula, që mund të ndodhë mbrenda 1 deri 2 ditëve, shikimi konsiderueshëm zvogëlohet dhe nuk mund më të lexoni e as t’i njihni personat tjerë.

Si trajtohet ablacioni i retinës?

Ablacioni trajtohet me operimin që quhet vitrektomi. Pasi që retina ushqehet vetëm derisa është e ngjitur për sfondin e syrit, secila shkëputje retinale ose ablacion mund përgjithmonë ta dëmtojë retinën. Prandaj është me rëndësi operimi të bëhet sa është mundur më shpejt sepse çdo shtyrje rezulton me rezultate më të këqija pas operimit. Në  „Sistina oftalmologjia“ mund ta organizojmë operacionin në afat prej 24 orëve gjatë ditëve të punës ose festave. Operacioni bëhet me anestezion lokal me seditacion. Ky operacion është krejtësisht pa dhimbje. Ai zgjat mesatarisht rreth një orë, ndërsa pas tij pacienti mund të shkojë në shtëpi që të njëjtën ditë.

Vitrektomia paraqet heqjen e trupit të qelqtë nga brendësia e mollëzës së syrit, nëpërmjet prerjeve të vogla të pjesës së bardhë të syrit (më të vogla se 1 mm), pas së cilës zëvendësohet me një gaz special (i cili resorbohet me kalimin e kohës) ose vaj silikoni, ndërsa vrimat e retinës përpunohen me laser që të ngjiten. Gjatë vitrektomisë, në sy hyhet nëpërmjet 4 prerjeve të vogla nga 1 mm, në pjesën e bardhë të syrit. Gjatë operimit hiqet trupi i qelqtë, që është i sëmurë dhe e ka shkaktuar ablacionin. Trupi i qelqtë pastaj shkëmbehet me ujin normal të syve, që syri vet e prodhon dhe syri funksionon normalisht. Pasi të hiqet trupi i qelqtë, identifikohen „vrimat“ e retinës, retina bie dhe vrimat ngjiten me laser.

Çka vihet në sy pas operimit?

Në fund të operacionit në sy futet gaz ose vaj silikoni që ta mbajë retinën të ngjitur derisa ajo nuk ngjitet tërësisht. Përparësia është në atë se gazi del vetë nga syri dhe pas 2 deri 6 javë nuk është e nevojshme të shkohet në operacion plotësues sikurse për heqjen e vajit të silikonit. Në rastet kur ablacioni nuk është zbuluar në kohë ose kur komplikohen dhe ka shenjë në sy, futet vaj silikoni që hiqet nga syri pas disa muajve, por mund të ngelë edhe një vit, nëse syri është shumë i dëmtuar.

Sa kohë zgjat shërimi dhe çka u lejohet të bëni?

Pas operimit, syri nuk është i skuqur e as i sëmurë, ndërsa shërimi është i shpejtë. Nevojitet të merret terapi me pika dhe krem gjatë dy javëve, ndërsa syri duhet të mbyllet vetëm një ditë. Kontrollet caktohen një ditë pas operimit, 7 ditë pas operimit dhe 2 deri 3 javë pas operimit. Pas dhjetë ditëve, të ablacionet pa komplikime, pacienti mund t’u kthehet aktiviteteve të përditshme. Gjatë atyre 10 ditëve nevojitet pushim dhe shtrirje në pozitën që do ta caktojë mjeku, ndërsa lejohet edhe puna në kompjuter, leximi ose shikimi i televizorit duke e përdorur syrin tjetër.

Pse spitali i syve „Sistina oftalmologjia“?

Te ablacioni i retinës, posaçërisht e rëndësishme është koha. Prandaj duhet të na lajmëroheni sa të ndodhin simptomat e para dhe menjëherë do ta organizojmë tërë procesin për pjesën operative, me qëllim që ta shpëtojmë funksionin e mirë të shikimit, pasi që shtyrja e operimit nuk është e mirë për rezultatin final. Përparësi e veçantë e klinikës sonë është ajo se mund ta organizojmë operacionin në afat prej 24 orëve, ndërsa pastaj shkoni në shtëpi të njëjtën ditë. Gjatë operimit është i pranishëm anesteziologu që e kontrollon tensionin e gjakut, frekuencën e zemrës, frymëmarrjen, saturimin e oksigjenit në gjak dhe nivelin e sheqerit dhe, nëse është e nevojshme, mund të intervenojë plotësisht.

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-kontroll i segmentit të parmë dhe pasmë të syrit.
1.650,00

ОCT

Topografia optike koherente e segmentit të pasmë.
1.900,00

Laserfotokoagulimi me laser argon

Çmimi është vetëm për njërin sy.
7.700,00

Aplikimi i injeksionit Аvastin

Aplikimi intrabulbar i Avastinit. Çmimi është vetëm për njërin sy.
12.500,00

Aplikimi i injeksionit Аvastin

Aplikimi subkonjuktiv i Avastatinit. Çmimi është vetëm për njërin sy.
8.300,00

Aplikimi i injeksionit Eylea

Aplikimi Eylea
41.200,00

Vitrektomia

Operimi i segmentit të pasmë. Çmimi është vetëm për njërin sy. Këtë operacion e mbulon Fondi i shëndetësisë.
123.000,00

Vitrektomia nëpërmjet FSSH

Operimi i segmentit të pasmë nëpërmjet Fondit të shëndetësisë. Paguhet participim. Çmimi është vetëm për njërin sy.
6.000,00

Vitrektomia dhe operimi i kataraktit

Operimi i segmentit të pasmë dhe operimi i kataraktit me vendosjen e thjerrëzës intaokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.
166.000,00

Çmimet janë të shprehura në denarë.