Госпоѓа со очила за сонце по операција на катаракта.

Opericioni i kataraktit është një nga operacionet më të shpeshta dhe më të suksesshme që realizohen në spitalin tonë. Katarakti edhe përskaj asaj që mund të jetë shkak për humbjen e shikimit, vetëm me procedurë njëditore do të jetë i kaluar. Shumica prej jush pyesni veten çfarë të prisni pas operacionit dhe si do të shihni. Pacientja jonë e dashur Rozalija K. Vasilevska thotë: „Pas operacionit ndjehem sikur nga filmi bardhë e zi menjëherë filloj të shoh film HD, në të gjitha ngjyrat”. Rozalija e zgjodhi problemin me kataraktin me vendosjen e thjerrëzës monofokale intraokulare dhe tani kënaqet me bukuritë e natyrës dhe pa problem i kryen obligimet e rregullta të punës.

Pë t’i hequr gjitha dyshimet tuaja, lexoni këtë udhëzues të shkurtër për shërimin pas operacionit dhe cilat janë dobitë pas gjithë procesit.

Kujdesi pas operacionit (shërimi)

Që shërimi pas operacionit  të jetë më i shpejtë, i suksesshëm dhe komod, nevojitet që pacienti të jetë i disipliniar t’i ndjekë gjitha udhëzimet e marra nga oftalmokirurgu.

Gjatë muajit të parë, është e rëndësishme t’ju përmbaheni këtyre rregullave:

  • Marrjes së rregullt të terapisë së dhënë, sipas mënyrës së sqaruar nga ana e personelit mjekësor;
  • Mos ta prekni, fërkoni ose shtypni syrin e operuar;
  • Gjatë larjes, rreptësisht të kujdeseni që në sy mos të hyjë sapun apo shampo. Për fshirje shfrytëzoni peshqir të veçantë për thithje të lehtë të ujit nga fytyra;
  • Aktivitetet më të rënda fizike janë të ndaluara rreptësisht si: ngritja, shtyrja ose tërheqja e peshave të rënda, shtrëngimi, kryerja e punëve të rënda shtëpiake etj.;
  • Ndalohen aktivitetet sportive, sikurse noti në liqen, lumë ose pishinë;
  • Shmangeni qëndrimin në hapësira të ndotura, me pluhur dhe me tym, rrëmujën në transportin publik;
  • Ndalohet grimi (posaçërisht përdorimi i maskaras);
  • Kujdesuni mos ta lëndoni syrin;
  • Gjatësia e pushimit mjekësor varet nga profesioni juaj, si dhe shpejtësia e shërimi pas operacionit.

Nëse ndjeni dhimbje, sy të skuqur, humbje të menjëhershme të shikimit, paraqitje të shkëlqimeve ose hijeve para syve, është shumë e rëndësishme të paraqiteni te oftalmokirurgu juaj edhe përskaj kontrolleve të caktuara.

Kontrollet pas operacionit

Kontrolli i parë është ditën e nesërme pas operacionit. Në këtë kontroll bëhet kontroll i shikimit dhe gjendjes së syrit, jepen pika adekuate si terapi të cilat mbrojnë nga infeksioni dhe pengojnë ndezjen e mëtutjeshme. Te shumica e pacientëve tanimë vërehet përmirësimi i shikimit, edhe pse është normale të ndjeni pakëndshmëri në syrin e operuar, sikurse djegie të kohëpaskohëshme dhe gërvishtje.  Syri mund të jetë i skuqur dhe të lotojë, të keni ndjenjë të mjegullimit, paraqitje të oreolës, si dhe shikim të turbulluar e fotografi të dyfishta. Të gjitha këto simptoma janë normale dhe gradualisht do të zhduken. Gjatë kësaj kohe, posaçërisht është e rëndësishme  të mos e prekni ose fërkoni syrin, të shmangni mundime më të rënda, rregullisht dhe drejtë ta shfrytëzoni terapinë e dhënë dhe të kujdeseni për higjienën e syve.

Pas kontrollit të dytëi cili caktohet një javë pas operacionit, vazhdoni me shfrytëzimin e pikave, por dozimi gradualisht zvogëlohet. Zakonisht të gjitha simptomat e pakëndshme gradualisht zhduken gjatë kësaj periudhe. Çdo ditë do të vëreni se shihni mirë e më mirë deri në kontrollin tjetër.

Возрасен човек на преглед за катаракта.

Në kontrollin e tretëi cili është një muaj pas operacionit kontrollohet mprehtësia e shikimit dhe ju jepen syze (nëse nevojiten – e që varet nga thjerrëza e implantuare që e keni zgjedhur, siç është rasti me thjerrëzën monofokale intraokulare). Në këtë periudhë vlerësohet se syri plotësisht shërohet dhe arrihet mprehtësi e mirë e shikimit.

Shpejtësia e shërimit varet nga më shumë faktorë. Operimi ultrazë i kataraktit me prerje të vogël mundëson shërim shumë më të shpejtë dhe më komod për dallim nga metodat e mëparshme kirurgjike.

Dobitë pas operacionit

  • E përmirëson cilësinë e jetës

Pasi që zhvillohet ngadalë, ndoshta do t’ju duhet një periudhë e caktuar dhe do të vëreni vështirësi gjatë leximit ose vozitjes gjatë natës. Gradualisht do të ndaloni t’i bëni aktivitetet në të cilat kënaqeni pa e ditur përse. Prezenca e kataraktit mund të sjellë bile edhe në depresion ose anksiozitet. Kur tani më do ta hiqni, do të mund përsëri t’i bëni aktivitete tuaja të preferuara. Studimet kanë treguar se, pas operacionit, cilësia e jetës së pcientëve të operuar është rritur për 36%.

  • E zvogëlon rrezikun nga rrëzimi dhe thyerjet

Nuk i shihni mirë shkallët ose rrugën nëpër të cilën ecni, elementet në shtëpi, ose gradualisht e humbni shikimin – janë shkaqet më të shpeshta për rrëzim, lëndime ose thyerje. Rrëzimi mund të jetë i rrezikshëm bile edhe fatal për më të moshuarit. Studimet kanë treguar se pacientët mbi moshën 65 vjeçare që kanë  bërë operacion të kataraktit kanë për 25% rrezik më të vogēl nga thyerja e kofshëve.

  • Оperacioni mund t’jua zgjasë jetën

Studimet shumëvjeçare mjekësore lidhur me operacionin e kataraktit kanë treguar se pacientët që janë operuar kanë pasur për 40% ulje të rrezikut nga vdekshmëria në krahasim me ata të cilët nuk janë operuar. Kjo lidhet me atë se shikoni mirë, funksiononi më lehtë, ndjeheni më të sigurt dhe keni vetëbesim më të madh.

Në spitalin tonë kjo është një procedurë ritinore dhe  e shkurtëre cila është plotësisht pa dhimbje dhe e sigurt për pacientin. Oftalmologët tanë rekomandojnë që të operohet sa më herët që është e mundur. Prandaj, mos e zvaritni, bëjeni kontrollin para operacionit për katarakt nëse dyshoni në ekzistimin e tij dhe me oftalmologun do t’i diskutoni zgjidhjet e mundshme. Punojmë me llojet më bashkëkohore të thjerrëzave intraokulare, të cilat janë dizajnuar për secilin pacient posaçërisht dhe përfundimishtdo ta fitoni shikimin dhe jetën të cilën e dëshironi!

Buzëqeshuni dhe çlirohuni nga katarakti përgjithmonë!