Око на баба со бела зеница.

Katarakti (perdja), siç e dimë, është mjegullim i thjerrëzës natyrore të syrit, që sjell deri te shpërndarja e dritës, zbehja e ngjyrave dhe zvogëlimi gradual  i shikimit. Ekzistojnë fakte të caktuara për kataraktin, të cilat ndoshta nuk i keni ditur, ndërsa janë interesante dhe është mirë për shëndetin e syve tuaj që t’i dini, posaçërisht në periudhën pas moshës dyzetvjeçare.

 Kemi më shumë se një lloj të kataraktit

Ekzistojnë më shumë lloje të kataraktit, por ka disa lloje të cilat hasen më shpesh te pacientët. Lloji më i shpeshtë i katarakti (i cili paraqitet te personat pas moshës dyzetvjeçare) formohet kryesisht në qendrën gjegjësisht bërthamën e thjerrëzës së syrit (nukleus) dhe quhet katarakt nuklear. Lloji tjetër është katarakti kortikal. Ky katarakt zhvillohet në skaj ose në pjesët periferike të thjerrëzës, e jo në qendër. Ekziston edhe katarakt i cili është kombinim i këtyre të dyve ose i ashtuquajturi Katarakti kortiko – nuklearKatarakti i pasmë kapsular kryesisht formohet në kapsulën e pasme të thjerrëzës, duke i bllokuar rrezet e dritës të arrijnë deri te retina. Katarakti i pasmë kapsular zakonisht zhvillohet më shpejt se katarakti nuklear ose kortikal. Kur ekziston mjegullim i tërësishëm i thjerrëzës kemi rast të kataraktit të maturës (i pjekur). Besoni ose jo, katarakti mund të shkaktohet edhe si rezultat i ndonjë traume të caktuar, lëndimi i syrit dhe ky katarakt quhet katarakt traumatik. 

 Foshnjat mund të lindin me katarakt

Katarakti kongjenital ose i lindur është ai kur bebja do të lindë me katarakt ose kur i njëjti zhvillohet në fëmijërinë e hershme. Mund të shkaktohet si rezultat i gjenetikës, gjendjeve të caktuara shëndetësore ose infeksionit/traumë te nëna para lindjes. Pasi që sytë dhe truri i bebes në atë periudhë mësojnë të shikojnë, oftalmologët tërheqin vërejtjen që katarakti të zbulohet në kohë dhe të mjekohet. Në të kundërtën, mund të ndikojë në zhvillimin normal dhe lidhshmërinë e syrit me trurin, që sjell deri te humbja e shikimit. Oftalmologët më shpesh, e zbulojnë kataraktin kongjenital në kontroll të zakontë oftalmologjik të të sapolindurve.

Në spitalin tonë kontrolli është i detajuar dhe është plotësisht i përshtatur për moshën e fëmijës. Oftalmologët tanë, gjatë kontrollit bisedojnë me prindit, duke ua sqaruar hollësisht gjithë procesin e shërimit. Operacioni është krejtësisht i sigurt dhe pa dhimbje, bëhet me anestezion të tërësishëm dhe zgjat deri më dhjetë minuta për njërin sy. Prindërve u rijmë në dispozicion edhe gjatë gjithë procesit të shërimit.

Diabeti i rrit shanset për zhvillim të kataraktit
më shpejtë dhe më herët

Thjerrëza në sy ushqehet më lëngun e syrit, gjegjësisht lëngun e pastër në segmentin e parmë të syrit mes thjerrëzës dhe kornesë. Lëngu i syrit u siguron oksigjen dhe glukozë (sheqer) qelizave. Kur ndonjë person me diabet ka nivele të pakontrolluara të glukozës në gjak, qelizat në thjerrëz mund të mjegullohen. Si rezultat i kësaj formohet katarakt, duke bërë që gjësendet që i shikoni të jenë të mjegulluara, zbehura ose me ngjyrë të errët të verdhë.

Te pacientët të cilët kanë diabet dhe katarakt, te ne u bëhet kontroll i detajuar subspecialistik, që të shihet pjesa e fundit të syrit dhe enët e gjakut të cilat i sulmon glukoza (retinopatia diabetike), si dhe matet për llojin e thjerrëzës që duhet të vendoset. Nëse ka problem me pjesën e fundit të syrit dhe varësisht nga gjendja e tij, ka më shumë zgjidhje, siç janë trajtimet anti – VEGF, laserfotokoagulimi dhe operacioni vitrektomia. Kirurgët tanë vitreoretinalë gjatë kontrollit do t’jua ofrojnë zgjidhjen më të mirë dhe më të sigurt. Është shumë me rëndësi personat me diabet të bëjnë kontrolle të rregullta oftalmologjike, për zgjidhje me kohë të gjendjeve të syve.

Katarakti i operuar një herë – katarakt i operuar përgjithmonë

Me operimin e katarakti, oftalmologu e zëvendëson thjerrëzën e mjegulluar natyrore të syrit me thjerrëz të pastër artificiale. Thjerrëza e re nuk mund të mjegullohet. Prapëseprapë, disa njerëz mund të zhvillojnë të ashtuquajturin „katarakt sekondar“ pas operacionit, që në realitet nuk është as katarakt i vërtetë. Kjo ndodh kur mjegullohet membrana e hollë që e mban thjerrëzën. Me procedurë shumë të shpejtë që quhet kapsulotomia YAG laser, oftalmologu me laser e pastron kapsulën e mjegulluar, që të mund përsëri të depërtojnë rrezet e dritës dhe të fitohet shikim i pastër dhe i qartë.

Falë teknologjisë së lartë, diturisë dhe përvojës së kirurgëve tanë për katarakt, katarakti mund të zgjidhet përgjithmonë, për vetëm 3 orë pasi të keni ardhur në klinikë. Thjerrëzat që i vendosim në sy janë thjerrëzat më bashkëkohore, intraokulare monofokale ose multifokale, varësisht nga gjendja juaj, mënyra e jetës dhe cilësia e shikimit që dëshironi ta fitoni.

Nëse keni miopi të lartë (shkurtpamësi), keni rrezik më të madh për shkëputjen e retinës pas operimit të kataraktit

Studimet kanë treguar se personat që janë shkurtpamës kanë mundësi më të madhe për shkëputjen e retinës pas operimit të kataraktit. Nëse jeni shkurtpamës, gjegjësisht keni miopi dhe duhet, ose planifikoni të bëni operacion të kataraktit, është e domosdoshme me oftalmologun të diskutoni për rreziqet dhe përfitimet nga ky operacion. Ekipi ynë që përbëhet prej kirurgëve të kataraktit, vitreoretinalë dhe refraktivë me përvojë, bashkërisht mund t’jua ofrojnë zgjidhjen më optimale për reagim në kohë dhe për shikim të mirë.

Katarakti ka ndikuar mbi punën e piktorit të njohur Klod Mone

Klod Mone (1840-1926) ishte piktor i njohur francez. Stili i tij i pikturimit është i njohur si impresionizëm, i cili i paraqet efektet ndryshuese të ngjyrës dhe dritës gjatë kalimit të kohës. Monesë iu diagnostikua katarakt, i cili përparonte keq në periudhën mes viti 1912 deri 1922. Mone tanimë nuk mund t’i shihte ngjyrat me intensitetin e njëjtë si më parë. Ngjyrat e bardha, gjelbra dhe kaltra në pikturat e tij të mëparshme (piktura lartë), fillojnë gradualisht të zëvendësohen me goditje më të fuqishme me brushë me ngjyrë të verdhë,  kafe dhe vjollcë (piktura më poshtë).

 Ngjyra e syrit ndikon në rrezikun e paraqitjes së kataraktit

Studimet tregojnë se personat që kanë sy ngjyrë kafeje të errët kanë rrezik më të madh të zhvillimit të kataraktit, për dallim nga ata me sy me ngjyra më të hapura.

Drita UV është e njohur si kontribues në zhvillimin e kataraktit pa dallim ngjyrës së syve që e keni. Duhet patjetër t’i mbroni sytë nga dielli me syze mbrojtëse që bllokojnë 100% rrezet UV dhe të mbani kapelë më të madhe dhe më të gjerë.

Në raste të caktuara, oftalmologët mund t’ju rekomandojnë operim të kataraktit të dy syve, edhe pse shikimi në njërin sy ende është i mirë

Pas operacionit të katarakti të njërit sy, shumica e njerëzve nuk do ta bëjnë operacioni në syrin tjetër, derisa nuk fillon më shumë t’u pengojë në aktivitetet e përditshme. Megjithatë, ka disa rrethana të caktuara kur oftalmologu mund të rekomandojë edhe operacion të kataraktit edhe të syrit tjetër, edhe kur pacienti nuk ka asnjë problem me shikimin. Zëvendësimi i thjerrëzës natyrore në të dy sytë mundëson dhe ndihmon shikimi të balancohet, që paraqet mënyrë kyçe për zvogëlimin e rrezikut për lëndime te disa njerëz (si p.sh. lëndim të legenit gjatë rënies). Te disa persona, zëvendësimi i thjerrëzës te syri tjetër mund t’ua zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të formës serioze të glaukomës, e quajtur si glaukomë me kënd të mbyllur.

Në spitalin tonë, operacioni i kataraktit është pa dhimbje, i shpejt, i sigurt dhe efektiv pas së cilit shkoni në shtëpi me sy të hapur. Përvojat e pacientëve tanë flasin se me lehtësi e kanë kaluar këtë proces të operacionit dhe pas operacionit dhe që nga e nesërmja u kthehen obligimeve të përditshme.